Adolf Hitler, nga mustaqet tek s*ksi ekstrem, ja çfarë nuk dini për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgatitur nga Leonard Veizi

Pas 30 prillit të vitit 1945, kur Adolf Hitleri vrau veten, mes historive dhe portreteve mendohet se gjithçka është thënë për të. Por ka ende disa aspekte pak të njohura të jetës së tij. Të paktën kështu pretendojnë disa media prestigjoze listës së të cilave u referohemi:

Mustaqet
Mustaqe katrore, kamxhiku oficeri dhe mushama e ngushtë në bel: këto janë elementet e pamjes së Adolf Hitlerit. Por ky stil nuk ishte dhe aq një zgjedhje personale e tij. Në të ri mbante mustaqe të gjata, sipas modës së fillimviteve 1900. Kur iu bashkua ushtrisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, u detyrua t’i shkurtonte në mënyrë që të mbante më mirë kundragazin. Dhe më pas i mbajti po ashtu duke krijuar një modë të re mbizotëruese.

Prejardhja
A ishte Hitleri hebre? Çështja është e diskutueshme. Qarkullon një hipotezë se babai i Adolfit, Aloisi, ishte djali i paligjshëm i një shërbëtoreje, Maria Schickelgruber, dhe një të riu hebre tek i cili shërbente. Thashethemet u konsideruan të pabesueshme. Studimi belg që ekzaminoi ADN-në në mostrat e pështymës së 39 të afërmve të shefit nazist, gjeti një fragment kromozoni të zakonshëm mes hebrenjve Ashkenazi dhe Sefardi, por edhe midis Berberëve të Marokut. Studimi nuk vërtetoi se Hitleri ishte hebre, por konfirmon se miti nazist i racës ariane ishte krejt i pabazë.

Treni special
Ndërsa preferonte shumë makinën, Hitleri u detyrua nga oraret e ngjeshur të udhëtonte më shpejt dhe i sigurt me një tren. Në fund të viteve 1930, u krijua për të një tren special që ishte një seli autentike lëvizëse. Në realitet, trenat e diktatorit ishin dy: i pari i përdorur në kohë paqeje dhe i dyti i pajisur për luftë, me vagona të blinduar dhe të armatosur. Ambientet e brendshme ishin të rehatshme, të mobiluara me kujdes, por jo luksoze pasi Fyhreri besonte te një stil spartan i gjatë luftës. Treni ndoqi rrugë sekrete, por në vitin 1941 i shpëtoi një sulmi me bombë.

Testikuli
A kishte Hitleri vetëm një test? Për autorët e këngëve satirike të fishkëllyera nga ushtarët anglezë në Luftën e Dytë Botërore, sigurisht që po. Dhe një provë do të gjendej në shënimet e një prifti polak, të bëra publike së fundmi, të cilit detajet iu zbuluan në vitet 1960 nga Johann Jambor, një mjek ushtarak që trajtoi Adolfin e ri gjatë Luftës së Parë Botërore. Dëmtimi dyshohet se u shkaktua nga një plagosi në ijë në Betejën e Somme, Francë. Megjithatë, dyshimi mbetet.

Kukulla seksi
Duke mos toleruar që ushtarët e tij të stacionuar në Francë gjatë pushtimit të “ndotnin” gjakun arian me prostituta vendase, në vitin 1941 Hitleri kërkoi të krijohej një kukull me fryrje për të kënaqur dëshirat e trupave. Udhëzimet ishin të detajuara: “Lëkurë e hapur, flokë bjonde, sy blu, 176 centimetra e gjatë dhe gjoks i madh”. Me pak fjalë, një grua perfekte ariane në një version lodrash seksi, për të cilën u zgjodh emri Borgild, që ishte një heroinë e mitologjisë nordike. Por Aleatët bombarduan fabrikën e Dresdenit përgjegjëse për prodhimin dhe projekti u pezullua.

Lexo edhe :  Impresionohet gazetari britanik: Burrat shqiptarë të pashëm e të egër nga mustaqet e zeza

Seksi ekstrem
Pornografia dhe sadomazokizmi duket se kanë qenë baza e fantazive seksuale të Adolfit. Sipas tregimeve të mbesës së tij Geli Raubal – që u vetëvra pas incestit – “xhaxhai Alf” e detyroi të pozonte lakuriq në pozicione të turpshme, ose të qëndronte galiç për ta goditur nga pas me kamxhik. Disa nga këto praktikat u kryen në emër të “seksit magjik” – një degë e okultizmit e bazuar në ritet sadomazokiste, – një pasion që sipas disave Hitlerit e kishte ndarë me bukuroshen Winifred Wagner, gruan e kompozitorit Richard Wagner. Më pas disa mjekë dëshmuan se diktatorit iu injektua testosteron për të rritur burrërinë e tij.

Kinemaja
Përveç pikturës, Hitleri vlerësoi edhe kinemanë. Kishte disa dhoma private të shfaqjeve, ku shpesh ftonte një tjetër entuziast të kinemasë, Josef Gëbels. Por cilat ishin shijet e Fyhrer-it? Aktorja e preferuar ishte Greta Garbo, ndërsa aktori që urrente më shumë ishte Çarli Çaplin, i cili në vitin 1940 e kishte tallur në filmin “Diktatori i Madh”. Filmi i zemrës ishte “King Kong”. Majmuni i famshëm përfaqësoi për Hitlerin shembull e forcës parësore: ndaj i huazoi zakonin e rrahjes së grushtit në gjoks në mitingje.

Dobësia
Hitleri nuk kishte atë që quhet “sy shqiponje”. Për të kapërcyer këtë kufizim, ai ndërtoi një makinë shkrimi të veçantë me të cilën transkriptohej çdo dokument i rezervuar për të. Karakteristika e kësaj pajisjeje – e cila ruajtur me xhelozi nga Gestapo, – ishte përdorimi i shkronjave shumë më të mëdha se zakonisht. Një truk i imponuar nga fakti se Führeri refuzoi të mbante syze, pasi e konsideronte si shenjë dobësie.

Ëmbëlsirat
Për shkak të gjendjes së të pasigurt shëndetësore dhe hipokondrisë së tij, Hitleri nisi dieta të shumta, gjatë të cilave e privoi veten nga alkooli dhe mishi (paarritur të bëhej vegjetarian). Vetëm për një gjë ai nuk dinte të thoshte jo: ëmbëlsirat. Kishte një pasion të vërtetë për çokollatën dhe kremin. Gjithashtu ëmbëlsonte të gjitha llojet e pijeve, duke përfshirë ujin.

Dentisti
Grykësia i dha probleme të dukshme me dhëmbët. Megjithatë, Hitlerin e mori përsipër si një fëmijë, dentisti Johannes Blaschke. Ai më vonë tha se Führeri kishte një prag shumë të ulët dhimbjeje: “Ai po vdiste nga frika se i duhej të ulej në karrigen time”, tregoi më pas ai. Kështu, dhëmbët e prishur në afat të gjatë bënë që Hitleri të vuante për shumë vite nga era e keqe e gojës.

Reklama
Sa i përket karrierës si piktor ajo nuk u ngrit kurrë. Megjithatë arriti të shkëlqejë kur në moshën 20 vjeçare provoi dorën e tij në reklamat e Vjenës. Ai pikturoi tabela për të reklamuar produkte të llojeve të ndryshme, të tilla si llakun e flokëve, bojën e këpucëve, parfumet dhe detergjentët. Sipas disa historianëve, pikërisht në këtë mënyrë ai përsosi njohuritë e tij për ato ligje të komunikimit që do t’i shërbenin në marrjen e pushtetit, kur “produkti” i reklamuar ishte nazizmi.

Të fundit

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Lajme të tjera

Web TV