Kryeministri i Britanisë Boris Johnson përmes një konference ditën e sotme deklaroi publikisht dorëheqjen nga ky post.
Johnson tha se është krenar për atë që ka bërë, megjithatë shtoi se askush nuk është i pazëvendësueshëm në politikë.
Megjithatë, përpos këtij zhvillimi të madh në politikën brenda Mbretërisë së Bashkuar, por edhe në atë ndërkombëtare, në Spanjë po qarkullon një video e kryeministrit në ikje.
Bëhet fjalë për një episod që ndodhi në një ndeshje bamirësie mes Anglisë dhe Gjermanisë në vitin 2006. Johnson luante me fanellën e ‘Tre luanëve’ dhe në një moment kur kundërshtari kishte topin në zotërim, bëri një ndërhyrje të frikshmë ndaj tij. Video është bërë virale brenda pak orësh dhe po riqarkullon sërish në rrjetet sociale.