Problemet në Maturën Shtetërore 2022/ Kushi: Ja 4 elementet që kemi konstatuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas problemeve të hasura vitin e kaluar me provimin e matematikës në Maturën Shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti një grup pune për të analizuar të gjithë procesin, aktet ligjore dhe nënligjore, rregulloren.

Qëllimi i kësaj nisme ishte që të zbulojë elementet e nevojshme që duhet të ndryshojnë, për të shërbyer përtej përmirësimit të testeve apo administrimit më të mirë të procesit. Puna e bërë, i paraprin vitit të ardhshëm dhe maturës 2022-2023, për të patur një reformë ose disa ndryshime rrënjësore që do ta përmirësojnë këtë proces.

Raporti i gjetjeve është prezantuar në një takim në Ministrinë e Arsimit, ku morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të kësaj ministrie dhe drejtues të institucioneve të varësisë në Arsimit Parauniversitar

Gjetjet e analizës së kryer nga grupi i punës në lidhje me Maturën Shtetërore ka diktuar nevojën për disa ndryshime dhe përmirësime.

 

 

Ndryshimi i parë që është propozuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit bazuar në këto gjetje, është që vitin e ardhshëm të pilotohet një testim elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo stomatologji. Ky testim, mendohet të jetë në formatin e provimeve të licencave i cili organizohet nga QSHA.

Ministrja Kushi nënvizoi se qëllimi i këtij testimi është nxitja e më tejshme e meritokracisë, shmangia e fiktivitetit të mundshëm në vlerësimin e 3 viteve të mëparshme nga shkolla të ndryshme të vendit, por edhe gjatë provimit të maturës. Fondi i pyetjeve natyrisht lidhet me lëndët kryesore që të çojnë drejt programeve të mjekësisë, dhe bëhet një renditje tjetër në bazë të rezultateve që kanë maturantët nga ky testim.

Lexo edhe :  “Besova tek ai”/ Ish deputetja e PS: Pse e mbështeta Këlliçin gjatë zgjedhjeve

Pika e dytë e propozuar ka të bëjë me ndryshimin e një pike të rregullores së Maturës Shtetërore që parashikon se nuk ka rivlerësim të testit.

“Ne nuk jemi të pagabueshëm, sepse kur themi që nuk ka rivlerësim të testit kjo nënkupton që ne jemi të pagabueshëm. Nuk ka mësues të pagabueshëm, vlerësues të pagabueshëm. Ne propozojmë që ta rishikojmë këtë pikë,” – nënvizoi ministrja.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që rivlerësimi i testit do të kërkonte shumë kohë, shumë njerëz që angazhohen, mund të vononte procesin. Por nga ana tjetër, kjo është një e drejtë themelore që çdo njeri, çdo maturantë, çdo student duhet ta ketë”- u shpreh znj. Kushi.

Pika e tretë ishte përmirësimi i fondit të pyetjeve dhe mënyrave të përgatitjes së testit përfundimtar. Ministrja Kushi tha se duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të shmangur pyetjet jashtë programit, apo pyetjet që nuk përputhen me nivelin e vështirësisë.

Ndërkohë pika e katërt dhe e fundit kishte të bënte me propozimin për ngritjen e një sistemi për të vlerësuar së pari gjimnazet, më pas edhe shkollat 9-vjeçare.

Kjo sipas ministres do të çonte në një renditje të vërtetë dhe cilësore.

“Karta e performancës është një element që shkollat bëjnë një vetëvlerësim në bazë të kritereve dhe disa treguesve të matshëm. Ne bashkë me ASCAP duhet të hartojmë një sistem dhe disa kritere matëse se si të vlerësojmë gjimnazet dhe renditjet e tyre. Kjo do të ndihmonte edhe vetë gjimnazet për të parë se ku janë dhe për të bërë përmirësime në aspekte të caktuara”- theksoi znj. Kushi.

Të fundit

Sevilla mposht Romën me anë të 11-të metërshave dhe shpallet kampione e Europa League

Sevilla në qiellin e shtatë. Skuadra andaluziane triumfon në finalen e Europa League-s ndaj Romë në ruletën e penalltive,...

“Rritja e pagave për deputetët, skandaloze”/ Islami: Duhet të niste nga shtresat e ulëta

Rritja e pagave të administratës publike, mes të cilëve ministrave dhe deputetëve ishte temë diskutimi në në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News....

Ligji i ri për pronat/ Manja: Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja,ka folur në emisionin “Opinion” për vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimet në ligjin e pronave për të kompensuar...

Komandanti i KFOR-it/ Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për viktimat

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur zi për...

“Nuk e lejoj as të gjallë e as të…”/ E bija falsifikon firmën dhe i merr nënës shtëpinë

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas...

Lajme të tjera

Web TV