Projekti për bazë të NATO në portin e ri të Durrësit, Rama në 13 korrik në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mërkurën, në 13 korrik, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Bruksel, për të zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në selinë e këtij institucioni. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori.

Një vizitë e tillë është paralajmëruar edhe më herët nga kreu i qeverisë, ku ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.

Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake.

Lexo edhe :  "Lezha sot shembull"/ Rama ironizon: Në kohën e Bashës, Tirana ishte simboli i pisllëkut!

“Nëse e realizojmë këtë, do të jete diçka me një vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë, por edhe me një vlerë strategjike të rëndësishme edhe për vetë NATO-n”, tha më tej Rama.

Mësohet se në fund të këtij takimi dyshja do të ketë edhe një konferencë për përbashkët për mediat.


Të fundit

Amnistia fiskale/ Kim: Mos e bëni, rrezikoni BE-në, Rama i vendosur për ta kaluar

Kambanat e Juri Kim Kritikat për “paratë e pista” dhe qëndrimet për Berishën e Metën Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri...

Horoskopi ditor, 30 shtator 2022

DASHI Përpiquni të qëndroni të qetë, sepse jo gjithçka shkon sipas planit. Në të kaluarën e afërt, në fakt, ka pasur disa diskutime dhe zënka,...

Vajza iu vra gjatë protestave, babai kërcen në varrimin e saj pas premtimit se…(Video)

Që pas publikimit të lajmit për vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit, Irani është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme,...

Takimi me Ilir Metën, Yuri Kim: Kam vetëm një kufizim nga Uashingtoni

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se nga Uashingtoni ka vetëm një kufizim, mos takimi i personave ‘Non Grata’, pjesë e së cilit është...

Lajme të tjera

Web TV