5-vjeçari fut kokën në tullumbacen me formë dinosauri dhe vd*es nga asfiksia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vogëlush 5-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrën më tragjike në Gateshead të Britanisë së Madhe, pasi në tentativën për të bërë për të qeshur nënën dhe babain e tij është asfiksuar teksa kishte futur kokën në një tollumbac në formë dinosauri.

Duke u përpjekur të dukej si ata dinosaurët, pas të cilëve ishte i fiksuar, Karlton Noah Donaghy 5-vjeçar si të gjithë fëmijët e moshës së tij nisi lojën që rezultoi më pas fatale.

“Ai më kërkoi të shkonte në tualet. Ai u fut në shtëpi, ndërsa ne ishim në kopsht për të marrë pak rreze dielli. Nuk e pashë të kthehej dhe hyra edhe unë në shtëpi. Por i vogli im ishte në tokë, me atë tullumbace të mallkuar të fryrë në formë dinosauri, të mbërthyer në kokën e tij, deri në qafë. Ai nuk merrte frymë. E hoqa menjëherë, por e pashë që ishte asfiksuar”, rrëfen nëna e tij Lisa Donaghey.

Fëmija ishte në koma për gjashtë ditë, nga 23 deri më 28 qershor dhe më pas vdiq më 29 qershor.

 

 

Ajo tullumbace që i mori jetën djalit ishte blerë disa ditë më parë në parkun “The Hoppings”, një park dëfrimi udhëtues, një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe që është jo shumë larg nga shtëpia e famijes Donaghy, në Newcastle-upon-Tyne.

“Karlton ishte i kënaqur me atë udhëtim në The Hoppings. Ai ishte i kënaqur teksa luante tek slita, rrota e Ferrisit dhe lojërat me ujë. Por ai nuk kërkoi t’i blinim asgjë. Për këtë vendosëm ta shpërblejmë me atë tullumbace në formën e një dinosauri, që i pëlqeu aq shumë”, kujton në lot nëna e tij.

Lexo edhe :  Situata me Covid-19 në vend/ MSH nxjerr shifrat, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Kur Karlton u gjet nga nëna e tij ai ishte shtrirë në dysheme. Me atë balonë me helium, gazin inert që ia ka marrë frymën deri në asfiksi. Familja, në fakt, menjëherë thirri një ambulancë, por duke pasur parasysh peshën e rastit, u vendos që fëmija të transportohej me helikopter shpëtimi në infermierinë Royal Victoria, ku ai u shtrua për gati një javë në njësinë e kujdesit intensiv.

Fatkeqësisht për të, megjithatë, nuk kishte asgjë për të bërë dhe më 29 qershor u vendos që të shkëputeshin pajisjet që e mbanin në jetë.

Nëna, e tronditur përgjithmonë nga vdekja e djalit të saj më të vogël, paralajmëroi në Facebook për dëmin që mund të shkaktojë thithja e vazhdueshme e heliumit: “Kujdes, është shumë e rrezikshme. Dua që prindërit, gjyshërit, asistentët e kujdesit për fëmijët, studentët të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si e përdorin atë”.


Të fundit

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse po konsolidojnë pozicionin në Mariupol

Rusia po konsolidon praninë e saj ushtarake në qytetin port të pushtuar të Mariupolit duke ndërtuar një bazë të...

Liderët e BE vijnë të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

Më 6 dhjetor, për herë të parë Shqipëria do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në...

“Gratë e ish-burrave të mi më kanë inat”, Rudina Dembacaj i befason të gjithë

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj, para se të martohej me Mark Frrokun, ka qenë e lidhur me regjisorin Eduart Grishaj dhe më pas me...

SHBA-ja prezanton bombarduesin e ri bërthamor

Ashtu siç pritej, detajet specifike të kësaj fluturakeje kanë mbetur sekrete Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bombarduesin e ri bërthamor, B-21, i...

“Dëshira” e Olsa Muhametit bëhet realitet! Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”

Bora Zemani i ka thënë “po” ftesës së Olsa Muhametit për t’u rikthyer sërish në “Për’puthen”. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja gjatë...

Lajme të tjera

Web TV