Grupi i grekëve kërkojnë thesarin me flori të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup eksploratorësh grekë po kërkojnë në territorin e Shqipërisë një sasi ari që besohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një sasi të pretenduar ari të fshehur në vendin tonë nga dy ushtarë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore’

Grupi i eksplorueseve ka mbërritur në Shqipëri nga Athina në një ekspetditë katërditore në disa fshatra në malësinë e jugut. Ata kanë zbuluar edhe një shpellë ku sipas tyre fshihet ari, ndërsa deklarojnë se ekspedita ka qenë e suksesshme dhe ata do të rikthehen shpejt për të marrë asetin e çmuar.

Grekët pretendojnë se ari ishte fshehur në një shpellë nga dy ushtarë grekë të cilët ua kishin vjedhur atë nazistëve por ata nuk kanë mundur ta çojnë në Greqi pasi janë arrestuar nga ushtarët gjermanë. Gjatë ekspeditës janë përdorur pajisje të teknologjisë së lartë ndërsa shtetasit grekë kanë pasur me vete edhe një hartë të fshatit ku pretendojnë se është fshehur ari, citon Shqiptarja.com.

Sipas tyre, rezultati i kërkimit ka qenë pozitiv dhe do të rikthehen shpejt. Po kështu shtetasit grekë kanë pohuar se në doganën shqiptare kanë pasur problem gjatë kontrollit por askush se ka pikasur që janë gjahtarë thesaresh.

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV