Jorida Tabaku: Duhet një PD pa Sali Berishën, me protesta s’e rrëzojmë dot Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reegauar në lidhje me protestën e mbajtur më 7 korrik të thirrur nga Sali Berisha, ku i është edhe përgjigjur edhe komenteve të cilët nuk e kishin mirëpritur pjesëmarrjen e saj.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Tabaku shkruan  se protestat duhen, teksa thotë se vendit duhet një ofertë e re me emrin PD pa Sali Berishën.

“Po të mbysin!  “Po të mbysin në fb”, më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e të enjtes. Sa të këqia i paske komentet, qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë.  Pata edhe debate me ndonjë që s’kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë.

Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse qëkur partia u përça si s’ka më keq leximi i tyre është bërë i dhimbshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund.

Sot disa ekzaltohen njësoj si disa të tjerë më parë, përfshirë edhe mua, duke numëruar pjesëmarrësit në uragane fitoresh që në fund nuk vijnë. Më shkruanin edhe se duhet thjesht të protestoja dhe mbyllja gojën! Po sfida jonë është që ta hapin gojën të gjithë shqiptarët, jo që ne t’ia mbyllim njëri-tjetrit.

Disa të tjerë ankoheshin se 8 vjet i paskam lënë unë në opozitë dhe të enjten qenka hapur rruga drejt pushtetit! Do ta uroja shumë të ishte kështu, po të besosh këtë do të thotë të besosh se shumica e shqiptarëve e beson këtë.

Lexo edhe :  "Nëse fitoj do kuroj djalin", Meritoni shpërthen në lot teksa tregon për të birin

Ky ka qenë gabimi ynë 8 vjet. I të gjithëve bashkë. Kemi ngatërruar dëshirën tonë të përbashkët me shumicën për të larguar Edi Ramën, me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e Partisë Demokratike.

Protestat duhen dhe shumë mirë që t’i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin dhe do të jetë tejet e hidhur sikur e shkuara të përsëritet.

Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta thënë mendimin ndryshe, për vepruar ndryshe dhe për të qenë ndryshe” thotë Tabaku.

Të fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV