Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën një 17-vjeçar.
U tha se 17-vjeçari humbi jetën teksa po lahej në rezervuarin e fshatit Vrap, mirëpo mediat raportojnë se adoleshenti nuk humbi jetën në rezervuar.
17-vjeçari prej disa kohësh jetonte në Tiranë te xhaxhai i tij, pasi punonte në kryeqytet.
Dyshohet se 17-vjeçari është mbytur në një gropë që është hapur për vaditje. Gropa është mbyllur gjatë natës për të mbuluar kështu ngjarjen dhe për të lënë të kuptoohetse i riu është mbytur në rezervuar. Adoleshenti u gjet pa jetë nga xhaxhai i tij.
“Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” njoftoi policia për ngjarjen.