Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë për herë të parë në 20 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë në 20 vite kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit amerikan ka arritur barazinë, që do të thotë se dy monedhat kanë të njëjtën vlerë.

Euro arriti në 1 dollarë të martën, duke rënë rreth 12% që nga fillimi i vitit. Ndryshimi do të thotë se kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importojnë, ndërsa eksportet evropiane bëhen menjëherë më të lira në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu, zhvlerësimi i Euros ndaj Dollarit reflektohet edhe në kursin e Lekut kundrejt monedhës Amerikane. Dollari u këmbye sot me 117.51 Lekë, 0.79 Lekë më shumë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Mbiçmimi i Dollarit luan një rol të rëndësishëm në shtrenjtimin e disa lëndëve të para jetike që kuotohen në këtë monedhë, si, për shembull, karburantet apo gruri, duke i bërë ato më të shtrenjta për qytetarët. Frika e recesionit në kontinent tashmë është rritur edhe më shumë, e nxitur nga inflacioni i lartë dhe pasiguria e furnizimit me energji të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Bashkimi Evropian, po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus dhe në të njëjtën kohë, Rusia ka frenuar furnizimet me gaz për disa vende të BE-së dhe ka ulur rrjedhën në tubacionin Nord Stream për në Gjermani me 60%.

Tani ajo pjesë kritike e infrastrukturës së importit të gazit në Evropë, është e mbyllur për një proces të shkurtër mirëmbajtjeje. Zyrtarët gjermanë kanë frikë se mund të mos ndizet më. Kriza energjetike vjen së bashku me një ngadalësim ekonomik, i cili ka hedhur dyshime nëse Banka Qendrore Evropiane mund të shtrëngojë në mënyrë adekuate politikën për të ulur inflacionin.

Lexo edhe :  Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Një seri rritjesh agresive të normave të interesit nga bankat qendrore, duke përfshirë Fed-in amerikan, do të mbajnë presionin mbi euron ndërsa do t’i dërgojnë investitorët drejt dollarit amerikan si një strehë të sigurt, thonë analistët.

Rezerva Federale e SHBA është shumë përpara Europës për sa i përket shtrëngimit, pasi ka rritur normat e interesit me 75 pikë bazë, ndërsa tregon se më shumë rritje të normave do të vijnë këtë muaj.

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV