Altin Goxhaj kandidat për Avokatin e Popullit: Po të jem unë, LGBT nuk shkel në shkollë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Goxhaj ka shpallur kandidaturën për Avokatin e Popullit, ku ai është shprehur se LGBT është në axhendën e Sorosit. Ai tha se nuk do të lejojë asnjë pjesëtar të grupit LGBT në shkollat shqiptare deri në moshën 18 vjeç.

Gjatë prezantimit të kandidatit Altin Goxhaj, ajo që nuk u pa në kamera ishte reagimi i socialistit Pandeli Majko. Majko nuk arriti të mbante dot të qeshurën në seancën dëgjimore, nga platforma e mbajtur nga Goxhaj, ‘AntiSoros’.

“Jeni në shkelje të ligjit të gjithë këtu. Keni sjellë një listë me 20 emra, ndërkohë që vetëm 13 prej tyre janë të paligjshëm. Keni shkelur ligjin duke shtyrë dy herë afatin. Keni bërë futje proceduriale. Dy herë që keni bërë shtyrje keni harruar se tre muaj përpara se të mbarojë mandati duhet shpallur fituesi.

Problemi i madh që ka Shqipëria është shpopullimi. Të mos i ndahet avokati i popullit shkelësit të ligjit. Avokati i popullit në Shqipëri nuk duhet të merret me fushata por ai që është në komisariat në momentin kur merr sinjalin e parë.

Kemi avokat populli që manipulon provat. Kemi një avokat që del kundër popullit. E rëndësishme është se pas kësaj salle, unë ju siguroj se kemi bërë gati si në Kosovë rrjetin e avokatëve të popullit në të gjithë Shqipërinë për t’u përballur me këtë të keqe”, tha ai.

Goxhaj bëri një deklaratë dhe sa i takon komunitetit LGBT. “Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh”, tha Goxhaj.

Të fundit

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Lajme të tjera

Web TV