Kritikat e ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale, Rama: Kjo është mungesë respekti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të bëra nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila bëri thirrje që qeveria t tërhiqej nga projektligji për amnistinë fiskale.

Rama e cilësoi këtë një fletërrufe që tregon mungesë respekti për sovranitetin e vendit.

“Të çohen dhoma tregtie me flamurë te vendeve partnerë dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të Shqipërisë është mungesë respekti për Shqipërinë për të pasur ambicien e saj. Institucione financiare mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime. Institucione të luftës kundër krimit dhe pastrimit të parave mund të kenë kundërshti, por dhoma tregtie, hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të çohet dhe të thotë nuk duhet amnistia.

Ka risqe? Patjetër, por po bëjmë një ligj që e përmban kushtetuta, e dyta po bëjmë një ligj që krahasuar me amnistitë fiskale dhe penale të bëra në BE, është shumë më i shtrënguar”, tha ai.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV