Policia spanjolle ka arrestuar pesë persona, midis tyre një shqiptar lidhur me vrasjen e një 43-vjeçari serb dhe plagosjen e një tjetri.
Mediat spanjolle raportojnë se pesë të arrestuarit, polakë dhe serbë së bashku me shqiptarin ishin vendosur në Costa del Sol dhe merreshin kryesisht me trafikun e drogës, trafikun e armëve dhe grabitjen e shtëpive.
Sipas autoriteteve, shkaku i vrasjes së 43-vjeçarit serb dhe plagosjes së bashkatdhetarit të tij mund të jetë prishja e pazareve të drogës.
Policia spanjolle ka njoftuar se ngjarja kriminale ka qenë e mirëorganizuar duke qenë se të 5 personat mbërritën aty në të njëjtën kohë. Pasi policia arriti në vendngjarje në komunën e Órgivës, gjeti një person të vdekur dhe një person tjetër të plagosur, të dy me shtetësi serbe.