“Prisni dhe shikoni”/ Ngjela: Pse nxin e steron sot ‘moskoviti’ i Tiranës, Sali Berisha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në një shënim të gjatë, Ngjela shprehet se koha për Shqipërinë ka ardhur, ndërsa zbulon se ky vendim i Brukselit ka mërzitur, siç thotë ai Moskën dhe Beogradin.

Avokati shkruan gjithashtu se hapja e rrugës drejt anëtarësimit në BE ka mërzitur edhe “moskovitë” e Tiranës”, thotë ai, ndërsa përmend ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Pas këtij çasti, procesi i ngritjes së Shqipërisë në funksion të politikës amerikane dhe politikës gjermane, do të vijojë me ritme shumë të shpejta. Por, na duhet të theksojmë se, “moskovitët” e Tiranës, mërziten jo për Rusinë dhe Beogradin, por i shqetëson reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion që këta mendonin t’i ndalonin me forcën e politikës ruse”, shkruan Ngjela ndër të tjera.

“Prisni dhe shikoni…”, e mbyll avokati komentin e tij.

Komenti i plotë nga Spartak Ngjela:

Koha për Shqipërinë ka ardhur, prandaj koha nuk pret më.

Dhe ja, kjo është procedura që ecën paralel në favor zhvillimit të Shqipërisë:

Korrupsioni i lartë shtetëror po goditet njëhetësh bashkë me grupet e vrasësve me pagesë. Këta vrasës, në grupe, dihet se janë krahu i fortë i korrupsionit të lartë shtetëror në të dy krahët e politikës. Por tani po eliminohen, dhe ky proces do të vijojë.
Të gjitha provat për korrupsionin e lartë shtetëror kanë ardhur në Tiranë. Por pyetja është kjo: çfarë po bën SPAK-u në këtë kohë?
Kur do të fillojë SPAK të godasë me forcë krerët e korrupsionit të lartë shqiptar?
Duke u nisur nga kjo renditje, na duhet të sqarojmë se si do të vijojë me tej lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

l.

Nën një rrjedhë arsyetimi të kësaj që shprehëm më lart na duhet të themi se: e gjithë situata kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas ligjit në fuqi “për korrupsionin dhe krimin e organizuar”, në Shqipëri po drejtohet nga ekspertiza juridiko-penale amerikane, por edhe nga politika amerikane.

Pikërisht, këtë fakt, analiza juridiko-penale amerikane e ka parë si përparësi në zhvillimin kombëtar, sepse, ne shqiptarët vetë, nuk kishim mundësi ta çrrënjosnim korrupsionin e pushtetit gjyqësor. Por, këtu duhet të theksojmë se, pa çrrënjosjen e korrupsionit në pushtetin gjyqësor nuk mund të luftohet korrupsioni i lartë shtetëror.

Prandaj, në një kohë kur, në Shqipëri, korrupsioni i pushtetit gjyqësor ishte i lidhur organikisht me korrupsionin e lartë shtetëror, përveç forcës së politikës amerikane, asnjë forcë tjetër nuk mund t’ia dilte dot të krijonte legjislacionin e ri penal kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe, gjithashtu, as SPAK – un.

Dhe kjo, për vetë Shqipërinë, do të vijë e të shkruhet si fitore historike në analet e historisë së saj.

ll.

Po tani që është krijuar dhe është vënë në veprim e gjithë struktura juridiko-penale antikorrupsion, si do të vijojë ecuria në progres e kësaj reforme jetike për Shqipërinë dhe për shqiptarët?

Lexo edhe :  Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Pikërisht këtu fillon një analizë e re, sepse po këtu hyn edhe fakti i dalë sot në pah: Shqipëria i hapi më në fund negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Por, pikërisht për këto dy fakte historike, është mërzitur shumë Moska, dhe e ka humbur torruan edhe Beogradi, por na qenka mërzitur edhe Saliu.

Në të vërtetë, po të shohim me vëmendje historinë e Shqipërisë, e kap menjëherë që politika ruse deri në vitin 1918 ka qenë rreth 50 vite rresht një politikë agresiviteti kundër popullit shqiptar, sepse e dinte nga historia që e gjithë rezistenca historike kundër dyndjeve sllave në Ballkan ka qenë heroizmi i ilirëve, arbërorëve dhe shqiptarëve, në një rrjedhë historike që ecën, me të njëjtin popull, nga Iliria e deri te Shqipëria e sotme.

Por kjo politikë ruse ka nisur të jetë e tillë sërish që nga viti 2000 kur në Rusi erdhi në pushtet si president Vladimir Putin.

lll.

Po, pse është mërzitur kaq shumë sot edhe Moska, edhe Beogradi, por edhe “moskovitët” e Tiranës me çeljen e negociatavetë Shqipërisë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian?

Sepse, pas këtij çasti, procesi i ngritjes së Shqipërisë në funksion të politikës amerikane dhe politikës gjermane, do të vijojë me ritme shumë të shpejta. Por, na duhet të theksojmë se, “moskovitët” e Tiranës, mërziten jo për Rusinë dhe Beogradin, por i shqetëson reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion që këta mendonin t’i ndalonin me forcën e politikës ruse.

Gjë kjo që, duke e parë qetësisht dhe me një sens realist, nuk kishte fare mundësi që të ndodhte.

Por, të gjitha këto janë të lidhura: Shqipëria nuk do të kishte perspektivë të qartë nëse nuk do t’i hapeshin negociatat me Bashkimin Evropian. Por, në rastin e mos çeljes së negociatave, kahu historik i zhvillimit do të ishte bashkimi kombëtar Shqipëri Kosovë dhe krijimi i një aleance shumë të fortë e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse tani, brenda kësaj logjike historiko-politike kuptohet që Shqipëria dhe shqiptarët po hyjnë në një periudhë te re historike.

Por, çfarë është në thelb për Shqipërinë kjo periudhë e re historike pas çeljes së negociatave me BE?

Ky është një proces që do të vijojë drejt anëtarësimit të sigurt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që do të ecë drejt bashkimit kombëtar, që do të konsolidohet si proces drejt krijimit të Shqipërisë si një forcë ushtarake shqiptaro-amerikane, dhe, më në fund, që gjithçka do të pasojë me investime shumë të mëdha amerikane në Shqipëri.

Prisni dhe shikoni…

Të fundit

Historia/ Pompei anglez i epokës së bronzit, ku gjithçka është “ngrirë” në kohë

Must Farm është një Pompei në miniaturë. Këtë ka për të thënë një fshat i përpirë nga zjarri, i...

Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Prerja e flokëve gjatë hënës së plotë do të bëjë që flokët tuaj të rriten më shpejt. Mit apo realitet? A janë disa stinë...

Jeta e hyjnores Eleonora Duse, e adhuruar nga të gjithë, por e poshtëruar në dashuri

Eleonora Duse, aktorja më e vlerësuar e teatrit ndonjëherë, nga kritika dhe publiku, vdiq e vetme në një dhomë hoteli në Shtetet e Bashkuara,...

A flisni një gjuhë ‘të madhe’ globale? Ja çfarë mund t’ju mësojë gjuha ime e vogël

Unë jam një nga 2.5 milionë përdoruesit e sllovenishtes - dhe anglisht dhe gjermanisht folësit do të bënin mirë të ishin kurioz për ne Ana...

Mandati i Xhaçkës ende në ajër, opozita e dërgon në Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi dje se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur anti-kushtetues vendimin e mazhorancës në Kuvend për...

Lajme të tjera

Web TV