BE i vë si kusht Shqipërisë “Shtetin Ligjor”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën e përbashkët pas çeljes së negociatave me BE, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, vuri theksin se klasteri i parë dhe i fundit i negociatave është shteti ligjor. Ndërsa Persidentja e KiE, Von der Leyen tha se Shqipëria e arriti këtë ditë pas shumë këmbënguljeve, reformave dhe besimit në rrugën Europiane

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheley deklaroi se klasteri i parë që do të hapet sa i takon çështjes së integrimit në BE për Shqipërinë është shteti ligjor. Teksa u pyet nëse çfarë do të ndodhë me ata gjyqtarë dhe prokurorët të shkarkuar nga vettingu, nëse do të dënohen, Varheley tha se BE nuk do të sprapset nga kërkesat e saj, duke shtuar se ka disa raste që duhen zgjidhur sa i takon gjyqësorit. “Klasteri i parë që do hapet dhe do mbyllet i fundit është shteti ligjor. Do punojmë me shtetin ligjor dhe dukshëm, gjendja e gjyqësorit do të diskutohet. Vetëm mund t’ju konfirmoj se ne nuk kemi për t’u sprapsur për kërkesat tonë. Duhet të ketë prova që ka, raste që duhen zgjidhur. Dhe këto duhen zgjidhur”, tha Varheley. Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley pas çeljes zyrtarisht të negociatave të Shqipërisë me BE-në pohoi se vendi ynë ka një rrugë të gjatë përpara. Gjatë fjalës së tij në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Varheley tha se roli i BE është që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur në këtë rrugë. “Jam i kënaqur që jam pranë jush për të festuar. Sot festohet një fazë e re, duke përmbyllur fazën e 2020-ës. Përgëzoj përfshirjen e të gjithë anëtarëve të BE për procesin që na kanë ndihmuar për të mbërritur këtu ku jemi.Ky veprim i të sotmit dërgon një sinjal të fortë në Ballkanin Perëndimor. 8 vite pas statusit të vendit kandidat dhe 6 vite nga hapja, sot shënohet një rrugëtim i ri. Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është i thjesht; ne duam që të jemi pjesë e familjen europane. Kjo nuk as diskutohet. Roli ynë është që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur për këtë rrugë. Sot pasdite do të nisin procesin e shkrimit të kuadrit ligjor. Kjo do të përfitojë nga puna. Jam besimplotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe që të punojë fort për këtë siç ka bërë deri më sot, dhe pas vendimit të 2020-ës për të krijuar mundësinë e hapjes së negociatave, ndaj na duhet konsensus mbarëndërkombëtar. Na duhen të tërë në Shqipëri. Na duhen veprime gjithëpërfshirëse dhe shteruese. Negociatat kanë natyrë shtrënguese. Do ketë një ndikim madhor, pozitiv te shoqëria dhe na duhet që gjithsecili të bëhet pjesë e kësaj rruge. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësisë në BE sapo ka nisur”, tha ai.

Pikat që do të përmbushen

Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka zbuluar se cilat do të jenë pikat ku do të bazohet puna fillestare pas hapjes së negociatave. “Do të jemi krah jush dhe do t’ju ndihmojmë. Screening nuk është vetëm ushtrim praktik mes anëtarëve të administratës publike por ka të bëjë me legjislacionin. shqyrtimi do të na ndihmojë edhe në çështjet që kanë rëndësi për njerëzit. Do prekim problemet e ditës, ushqimi, uji, ajri, kapacitetet e shëndetësisë, mbrojtja e të dhënave personale etj. Procesi i antëtarësimit është proces transformues, por edhe të patusit një kuptom të përbashkët. investimet do të shtohen në ekonomi në sektorë kyç, mundësi të reja për bizneset, dhe këtë do edhe brezi i ri. Planet e investimit janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit. Procesi i anëtarësimit do të shtohet edhe si një proces ambicioz. Kjo është çfarë do të japë screening ndaj është i rëndësishëm. Sot është hapi i parë i të bërit anëtarë të BE. Le të nisë ky proces, më lejoni t’ju uroj punë të mbarë, të shpejtë dhe shpresoj që të mund të nisim me dhëniet e raporteve të para të shqyrtimit në 3 mujorin e 1 të vitit të ardhëm”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe :  Rrëfimi prekës i Jennifer Aniston: Burri më la sepse nuk i dhashë dot një fëmijë

Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel. Von der Leyen tha se Shqipëria e arriti këtë ditë pas shumë këmbënguljeve, reformave dhe besimit në rrugën Europiane, meritë të cilën ia atribuoi popullit shqiptar dhe kryeministrit Rama. Siç shpjegoi presidentja e Komisionit Evropian, hapi i parë në procesin e bisedimeve pas konferencës ndërqeveritare do të pasohet nga puna mes Komisionit dhe ekipeve negociuese për “shqyrtimin e akteve europiane që do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet europiane e ne do të vijojmë shumë shpejt me të”. Teksa përmendi se vendi ynë do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane, ajo tha se në Shqipëri do të rriten investimet dhe punësimet, pasi populli shqiptar e meriton dhe KE e pret vendin në union.

Borrell: Kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE

“Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e Bashkimit Europian”, kështu deklaroi Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme, Joseph Borrell, në tryezën e parë ndërqeveritare të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në fjalën e tij, kreu i diplomacisë europiane vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe theksoi mbështetjen e BE-së ndaj ndikimeve armiqësore, teksa përmendi sulmin kibernetik të Shqipërisë. “Shënjon një arritje të madhe dhe rezultat vitesh punë, Shqipëria do të bëhet anëtar i BE-së dhe me këtë BE-ja po merr një hap të plotësimit të vet. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE dhe kjo rëndësi po tregohet. Shqipëria do të ketë avantazhet për të përshpejtuar reformat sa më afër BE mbi punën e viteve të mëparshme dhe duke pasuruar standardin e BE, duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat e BE dhe në OKB reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur dhe kjo vjen me çmim të lartë dhe ky çmim është që jeni pjesë e një liste të vendeve të padëshirueshme. Shqipëria do të mbështet nga BE për t’u përballuar nga ndikimit armiqësore të vendeve të treta. Shqipëria u shenjestrua nga një sulm i madh kibernetik, pamë një veprim për t’u përballur me një rrezik me Ballkanin Perëndimor”, tha Borelli. Në fjalën e tij, Borrell vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd. “Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar duke ndihmuar në dialogun Prishtinë-Beograd ka dhënë shembull për fqinjësinë e mirë. Mezi pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë europiane se ne kemi nevojë për ju, kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE-së”.

Luigi Soreca: Moment historik, më në fund erdhi koha e Shqipërisë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me tryezën e Bashkimit Europian. Në një reagim në Twitter, Soreca e quan moment historik ditën e sotme për Shqipërinë, e cila është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!”- shkruan Soreca në Twitter.

Të fundit

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë...

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e tij të para disa javëve...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Lajme të tjera

Web TV