Përgjimet ‘fundosin’ bandën shqiptaro-tuniziane në Itali, 5 në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkatërrohet banda shqiptaro-tuniziane e dedikuar për trafikun e heroinës në Itali. Në kuadër të operacionit ‘Bavaria 2021’ u arrestuan 4 shtetas shqiptar dhe 1 tunizian. Grupi në fjalë kishte ndërtuar një rafineri të përpunimit, paketimit të drogës dhe shpërndarjes së saj në treg. Mes drogave që ky rrjet përpunonte ishte dhe ai 6-Mam, i njohur ndryshe si vrasësi i heroinës.

Kjo drogë përmban 6 mmonoacetilmorfinë, që është “një substancë që rrjedh nga morfina dhe shumë e ngjashme me heroinën, por me efekte më të shpejta dhe më të rënda pasi përftohet duke shtuar një sasi të tepërt të acidit klorhidrik, që ka rrezik për shëndetin. Mediat lokale bëjnë me dije se të arrestuarit janë të moshave 31-41 vjeç. Po ashtu raportohet se ky grup kriminal shpërndante kanabis dhe heroinë në Verona, Cerea dhe Sona. Ndër të tjera mësohet s enjë prej shqiptarëve të arrestuar u kap sapo zbriti nga aeroporti i Veronas, pasi kishte udhëtuar nga Rinasi.

Këto arrestime janë bërë në kuadër të operacionit të mëparshëm të kryer në shtator të vitit 2021 ndaj grupeve kriminale në zonë ku u sekuestruan disa kilogram heroinë, marijuanë dhe materiale të tjera të nevojshme për ndarjen, peshimin dhe paketimin e drogës.

Gjithçka nisi në shtator të 2021, ndërkohë shqiptarët kishin filluar të bënin shumë kujdes duke përdorur kanale të tjera komunikimi si edhe kode mes tyre.

Nga përgjimet e policisë, kjo e fundit ka konstatuar gjuhën e koduar. Bëhet e ditur se kur donin të flisnin për ndarjen dhe paketimin e drogës ata thonin; “do vij ta pjek mishin në skarë”, ndërsa kur flisnin për sasinë e drogës thonin “a kushton shumë apo si zakonisht?”.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri, plagosen tre të mitur

 

 

Trembëdhjetë arrestime për drogë që nga fillimi i vitit 2022
Që nga fillimi i vitit 2022, policia e Veronës ka arrestuar 13 persona dhe kanë sekuestruar mbi 42 kilogramë drogë. “Ky operacion i mëtejshëm i rëndësishëm tregon, pra, se si vëmendja dhe angazhimi i vazhdueshëm i Guardia di Finanza është gjithmonë i lartë për të luftuar trafikimin e drogës dhe për të çmontuar kontekstet kriminale që korrin fitime të mëdha, për të mbrojtur ligjshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Fiamme Gialle.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV