Qeveria miraton hartën e re gjyqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harta e re gjyqësore është miratuar këtë të enjte në mbledhjen e qeverisë, njoftoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Tashmë, në vend do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë. Manja tha se ndryshimet do të bëhen të ndara në disa faza.

“Është miratuar harta e re gjyqësore, 13 gjykata të shkallës së parë, 1 të apelit dhe 2 administrative. E rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi. Është produkt i një grupi ekspertë vendas e ndërkombëtar. Implementimi i hartës me faza. Harta e re gjyqësore ka disa risi, do bëjë shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarëve, do ulë kostot, ajo që kemi sfidë është që këtë fazë tranzitore, do e shfrytëzojmë si periudhë edukimi të qytetarëve për gjykatat e reja.

Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata të shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jenë Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë”, tha Manja.

 


Të fundit

Ulen shifrat e lindjeve/ Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

Se si zhvillohet popullsia e një vendi, mund ta vëresh në bazë të llogaritjes së lindjeve dhe pritshmërisë për...

Samiti i BE në Tiranë/ Zbardhet agjenda, Rama konferencë me Von der Leyen dhe Michel

Ditën e nesërme (e martë, 6 dhjetor) do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Në orën 09:30 pritet të mbërrijnë...

Nga bukëpjekës në shtëpitë e barit në Angli, dënohet me 14 muaj burg i riu shqiptar

Një burrë i kapur në krye të një ferme të madhe kanabisi në Shipley është dënuar me 14 muaj burg. Pajton Përgjergji, 28 vjeç, një...

Historia e plotë e krijimit të trofeut të Kupës së Botës

Selia e GDE Bertoni është një ndërtesë e vogël e vendosur në një zonë industriale në Paderno Dugnano, një qytet në periferi të Milanos...

Panë filma koreano-jugorë, Koreja e Veriut ekzekuton adoleshentët

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë, sipas Daily Mail. Djemtë e moshës 16 dhe 17 vjeç u pushkatuan...

Lajme të tjera

Web TV