“Inter, nuk do të lë përsëri”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato verore vazhdon ende, ndërkohë që klubet mundohen të finalizojnë tratativat e tyre brenda Korrikut, para se të nisin kampionatet.

Më poshtë janë disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

“La Gazzetta dello Sport” e hap ditën me titullin “Lukaku: Inter, nuk do të lë përsëri”. Sulmuesi belg ndihet shumë i lumtur në Milano dhe nuk mendon më për tu larguar nga zikaltërit, por për të qëndruar sa më gjatë.
Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 22/07/2022
“Max apo Charles, cili do të fitojë” është titulli i “Quotidiano Sportivo”. Këtë të diel do të zhvillohet gara e F1, Çmimi i Madh i Francës, ku protagonist priten të jenë sërisht pilotët në fjalë.
Prima Pagina QS Sport 22/07/2022
Gazeta madrilene “AS” ka shkruar “Supermeni Rudiger”. Mbrojtësi gjerman ka çuditur me formën dhe forcën e tij gjatë seancave stërvitore, dhe ekipi madrilen pret shumë nga ai në ktë sezon.
Prima Pagina AS 22/07/2022
“Dybala si CR7” është titulli i “Corriere dello Sport”. Ylli argjentinas është pritur si mbret në ekipin e tij të ri dhe tifozët janë dashuruar menjëherë me të.
Prima Pagina Corriere dello Sport 22/07/2022
“Lewandowski, konfidencial”, me këte titull hapet katalanasja “Mundo Deportivo”. Evolucioni i gjendjes së tij fizike, ka luajtur një rol kyç në karrierën e tij.
Prima Pagina Mundo Deportivo 22/07/2022
Anglezja “Mirror Sport” ka shkruar “Nuk mund të luaj më për blutë”. Trajneri Frank Lampard duket tepër i zhgënjyer nga skuadra e tij, Everton, pas humbjes turpëruese 4-0 ndaj Minnesota, një ekip amerikan.
Prima Pagina Mirror Sport 22/07/2022
“Kounde, vendimi final” është titulli i “Sport”, tashmë vendimi i përket mbrotjësit francez, nëse do të zgjedh Barçën apo Chelsean.
Prima Pagina Sport 22/07/2022
Prestigjozja “Marca” ka shkruar “Këtu mund të shihni frymën e sakrificës në çdo stërvitje”, kështu është shprehur Axel Witsel në intervistën e fundit për klubin e  Atletico de Madrid.
Prima Pagina Marca 22/07/2022

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV