Nga Greqia te Spanja, ja vendet që kundërshtojnë planin e BE-së për të kursyer gazin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia i është bashkuar vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për të kundërshtuar planin e Brukselit për të ulur konsumin evropian të gazit me 15 për qind për të kompensuar një rënie në furnizimet ruse.

“Qeveria greke, në parim, nuk e miraton propozimin e Komisionit Evropian për të ulur konsumin e gazit natyror me 15 për qind”, tha zëdhënësi i qeverisë, Janis Ekonomou.

Dje, Komisioni Evropian kërkoi nga njëzet e shtatë evropianët që të ulin vullnetarisht konsumin e gazit me 15 për qind për tetë muajt e ardhshëm, ndërsa propozoi masa për të përballuar ndërprerjen e mundshme të furnizimeve ruse me atë energji.

Sipas atij plani, i cili duhet të diskutohet në Këshillin Evropian më 26 korrik, parashikohet që çdo vend të bëjë të pamundurën për të ulur konsumin e gazit me të paktën 15 për qind nga mesatarja e pesë viteve të fundit nga gushti i këtij viti deri në mars të vitit të ardhshëm, raportojnë mediat ndërkombëtare.Reduktimet fillestare do të ishin vullnetare. KE-ja ka kërkuar gjithashtu fuqinë për të futur reduktime të detyrueshme në të gjithë BE-në, në rast se “ka një rrezik të konsiderueshëm të mungesave serioze të gazit ose kërkesës jashtëzakonisht të lartë” për produktin energjetik.

 

Në kundërshtim me këtë plan, Greqia iu bashkua qëndrimit të shprehur zyrtarisht nga Portugalia dhe Spanja.

Ministri grek i Energjisë, Kostas Skrekas tha për radion lokale se Greqia po bashkohet me vendet anëtare që kundërshtojnë propozimin e Brukselit dhe përmendi Italinë, Spanjën, Portugalinë, Francën, Maltën dhe Qipron.

Ministri shpjegoi se duke ditur se 70 për qind e gazit që importon Greqia përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, një ulje e tillë do të çonte në ndërprerje në furnizimin e familjeve dhe kompanive.

Lexo edhe :  Porti i ri në Durrës, Varhelyi i përgjigjet Alibeajt: Fondi i BE shkon në Porto Romano

Ai tha se Greqia ka marrë tashmë një sërë masash për të kufizuar konsumin e saj të gazit, i kërkoi grupit publik PPC të dyfishojë prodhimin e linjitit dhe lë opsionin për të kaluar pesë termocentrale me gaz në naftë nëse është e nevojshme.


Të fundit

Pse për numerologët dita e nesërme është kaq fatsjellëse, ja çfarë duhet të bëni

Që nga 22 janari, të gjithë planetët po lëvizin drejtpërdrejt (pra, asnjëri prej tyre nuk është në prapavijër), dhe...

Telenovela e merkatos, Chelsea i nis dokumente të gabuara PSG-s për transferimin Ziyech

“Telenovela” e lidhur me kalimin e Hakim Ziyech në Paris Saint-Germain është pasuruar me një kapitull të ri. Siç raportojnë mediet britanike duket se ka...

Lindi foshnjën 4 ditë më parë, ndërron jetë 29-vjeçarja në maternitetin ‘Koço Gliozheni’

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në Maternitetin e ri "Koço Gliozheni" pas lindjes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka lindur në mënyrë...

“Jemi me Luanin” në vend të “Jepet me qira”/ “Luiz-mania” ‘infekton’ edhe biznesin!

Luiz Ejlli, banori ‘fenomen’ i Big Brother Vip, është kthyer në një nga personazhet më të ndjekura dhe më të komentuara të momentit. Në një...

Kush është fituesi i BBV? Balina zbulon dy finalistët: Hyri në mënyrë shumë bërtitëse…

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar se si e sheh lojën e...

Lajme të tjera

Web TV