Rama shpall katër bashkitë model në Shqipëri, nuk i “ndahet” Dritan Lelit: Fle gjumë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryetarët e 61 bashkive të vendit, ku iu ka dhënë porositë e tij. Kreu i qeverisë ka zgjedhur Pogradecin për të mbajtur takimin.

Që në nisje të fjalës së tij Rama u ndal te procesi i integrimit në BE, pas çeljes së negociatave.

“Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë janë një e përpjetë e thepisur me sfida të jashtëzakonshme me kërkesa shumë strikte dhe shumë të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik qoftë si i zgjedhur apo i besuar në të gjithë piramidën e administratës shtetërore, dhe për vetë shoqërinë e komunitetet, qeverisjen vendore, bashkitë dhe njësitë administrative, flasim për PS se jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin.Kjo nuk është uniforme në aspektin e cilësisë është e larmishme kemi bashki shembullore, kemi bashki që janë të mirë dhe disa që janë problematike. Të qenit të tilla është të qenit PS problematike për qytetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush.

Në të gjithë fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qen krenar. Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shohim nivelin e higjenës në plazh dhe kënaqësisë të atyre që pushojnë në këtë vijë bregdetare.

 

 

Të tillë shembuj qoftë për pastrimin dhe të tjera fusha kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara por për shkak të punës dhe këmbënguljes janë shembuj pozitivë, që nga Cërriku, Belshit.

Lexo edhe :  Rama sot takim me ambasadorët, ja çfarë do të diskutojnë

Ngopja apo mbingopja me pushtetin është a atyre që harrojnë kush dhe pse janë atje, jo sa herë ju kanë besuar njerëzit.
Dy bashkitë nuk kanë pasur ndonjë avantazh kanë qenë dhe janë të disavantazhuara sepse pjesëmarrja e taksapaguesve lokale është shumë modeste.

Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë.

Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht.

Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha si Pogradeci, tani po hyn në një fazë që po merr më shumë projekte por është një shembull sepse me mjetet e kufizuara të bashkisë, qyteti merr sot frymë lirisht. Kjo është shumë e rëndësishme. roli i çdo individi është vendimtar.

Një tjetër realitet i vështirë është Mati. Patëm një proces të dhimbshëm, të vështirë, sfidues, siç ishte tërmeti. bashkia më shembullore në të gjitha bashkitë, është Shijaku. Sikur të ishte bashki europiane. Kanë ça të mësojnë nga bashkia e Shijakut. Tirana dhe Durrësi kanë kohë për të nxjerrë nga kapacitetet e tyre të natyrshme. Janë çështjes vullneti dhe durimi. Shqiptarët kanë qenë të varfër, por nuk kanë qenë pisanjos. Tani kjo situatë flet shumë jo për çfarë u bë, por sa gjynah se ka akoma zona dhe pjesë ku ka pisllëk.”, tha Rama.


Të fundit

Amnistia fiskale/ Rama u tregon “derën” ambasadorëve

Kryeministri Edi Rama ftoi trojkën e amabsadorëve në një takim për amnistinë fiskale, ku vetë nuk ishte i pranishëm...

Amnistia fiskale/ Kim: Mos e bëni, rrezikoni BE-në, Rama i vendosur për ta kaluar

Kambanat e Juri Kim Kritikat për “paratë e pista” dhe qëndrimet për Berishën e Metën Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është shprehur kundër amnistisë...

Horoskopi ditor, 30 shtator 2022

DASHI Përpiquni të qëndroni të qetë, sepse jo gjithçka shkon sipas planit. Në të kaluarën e afërt, në fakt, ka pasur disa diskutime dhe zënka,...

Vajza iu vra gjatë protestave, babai kërcen në varrimin e saj pas premtimit se…(Video)

Që pas publikimit të lajmit për vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit, Irani është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme,...

Lajme të tjera

Web TV