29 vatra zjarri në 24 orët e fundit/ Si paraqitet situata në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vend. Mësohet se në 24 orët e fundit janë raportuar 29 vatra zjarri.

Në një dalje për mediat, zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici tregoi zonat ku janë vatrat e zjarrit.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

-në fshatin Bërzanë, bashkia Lezhë, në fshatin Hamallaj, në zonën e plazhit në Currila, në fshatin Fllakë, bashkia Durrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Paraspaurit” dhe “Qafa e Kumbullave” të fshatit Paraspuar, bashkia Poliçan, në lagjen “Tepe”, bashkia Shkodër, në fshatin Hajmel, bashkia Vau-Dejës, në fshatin Vrakë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Gumenicë dhe në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë, në fshatin Novoselë, në fshatin Panaja, bashkia Vlorë, në Janjar të Bashkisë Konispol, në njësinë administrative Stravaj, bashkia Prrenjas, në fshatin Funarës, bashkia Librazhd, në fshatin Xherie bashkia Cerrik, në fshatin Mukaj, bashkia Vorë, në lagjen nr. 2 dhe në fshatin Bago, bashkia Kavajë, në fshatin Symiz, bashkia Maliq, në fshatin Malas, bashkia Mallakastër, në fshatin Kapaj, bashkia Fier.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Aktualisht po punohet në:

-në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, për të mos lejuar riaktivizim të vatrës që u fik dje, me ndërhyrjen edhe nga ajri.

-në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, ka vijuar puna për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit së riaktivizuar ditën e djeshme.

Lexo edhe :  Ja ç’duhet të bësh për të pasur një lëkurë me shkëlqim

-në fshatin Arrë, bashkia Vau-Dejës, ku vatrat janë të izoluara totalisht, por vijon monitorimi i situatës nga forcat e shërbimit pyjor.

– në njësinë administrative Temal, po të kësaj bashkie ku terreni malor e ka ngadalësuar procesin e shuarjes totale të vatrave

Puna vijon që prej mëngjesit në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, nga punonjës të zonave të mbrotjura dhe forca vullnetare

-në Malin e Gravës, bashkia Finiq, ku ka filluar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që në orën 5:00 të ditës së sotme

– në fshatin Skënderbej, bashkia Prrenjas ku gjithashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës që në orët e para të mëngjesit për venien nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjatë ditës së sotme, ku sipas IGJEO parashikohet ditë shume e nxehtë në të gjithë qarqet e vendit, veçanërisht në ato me risk më të lartë për zjarret në pyje.

Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!

Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.

Ju rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Lajme të tjera

Web TV