Çelja e negociatave, Varhelyi: BE-së i është kthyer vullneti për zgjerim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionari Evropian për Fqinjësinë dhe Politikat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi është shprehur se vullneti për zgjerimin e Bashkimit Evropian është kthyer. Varhelyi u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka treguar soliadritet dhe pjekuri.

Komentet erdhën pasi udhëheqësit e BE-së në qershor i dhanë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus dhe shtetet anëtare në korrik ndezën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës e kthjelloi debatin për procesin e zgjerimit të BE-së dhe tregoi nevojën për përshpejtimin e procedurave, të cilat në thelb u ndaluan nga Komisioni i mëparshëm, tha Varhelyi në një intervistë për portalin e Brukselit Euractiv.

“Ne evropianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi edhe të gatshëm ta përmbushim atë, Evropa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sipas tij, vitet e fundit ka pasur pak dëshirë për zgjerim brenda BE-së dhe disa shtete anëtare kanë kërkuar reforma të BE-së para pranimit të anëtarëve të rinj.

Ai tha se tani ekziston një vullnet i qartë politik që nuk ka qenë gjithmonë i dukshëm.

“Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së,” tha Varhelyi.

“Ajo që unë pres tani, dhe ajo që do të jetë një përgjegjësi e madhe për Komisionin Evropian, është se tani ekziston një vullnet i qartë politik, i cili nuk ishte gjithmonë i dukshëm.”

Të fundit

Qendër e re administrimi në Vaqarr/ Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative. Kryeministri Edi Rama thotë se qendra do të operojë si...

Elon Musk zbulon se cili aktor duhet ta luajë atë në filmin biografik

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm...

Pse shkalloi Ilir Meta?

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Studimet konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Të apasionuarit pas kujdesit të lëkurës...

Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti bën për spital mjekun në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë...

Lajme të tjera

Web TV