Ndryshime në qeveri/ Rama shkarkon Ahmetajn si zv. kryeministër! E zëvendëson Balluku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar duke shkarkuar nga roli i zv. Kryeministrit Arben Ahmetajn dhe duke emëruar në këtë post Belinda Ballukun.

Këtë gjë kryeministri e njoftoi në twitter duke bërë edhe sqarimet përkatëse për këto ndryshime.

Ndërkohë, lëvizje ka edhe në postin e Kryenegociatorit & Ministrit të Shtetit pranë kryeministrit, ku Majlinda Dhika zë vendin e Zef Mazit.

Postimi i Ramës.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”, shkruan kryeministri.

Të fundit

Lufta e brendshme/ Basha “xheloz” për forcën e Bardhit

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha i ka quajtur deputetët e PD-së që janë pjesë e Rithemelimit si “bubat”...

Wisner: E ardhmja e Shqipërisë nuk është te njerëzit e përfshirë në korrupsion

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron...

Sara Gjordeni në pritje të ëmbël! Së shpejti ajo dhe Bardhi bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është zbuluar në promon e "Cherry on Top" të Bora Zemanit...

Gati projektligji, ja cilat do të jenë kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese...

Meta-Kryemadhi bashkë kundër SPAK, ndarje për politikë

Pas akuzave të forta të kreut të PL-së Ilir Meta, drejtuar kreut të SPAK-ut, ka mbajtur qëndrim edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV