Pas lirimit nga burgu, Cllevio kërcënon sërish Noizy-n: Ke dhjetë ditë kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak ditësh është liruar nga burgu Kleviol Ahmeti apo i njohur ndryshe si Cllevio. Ai u ndalua nga policia pas një sherri me reperin Noizy.

Ai u shoqërua për në polici jo për shkak të zënkës, por pasi kishte thyer masën “Arrest shtëpie”, duke shkuar pranë ambienteve të lokalit të Noizy-t. Më pas atje situata ka agravuar deri në përplasje fizike.

Por menjëherë pas daljes, Cllevio ka bërë veprimin e papritur duke nisur me kërcënimet kundrejt Noizyt dhe Dj të tij, gjatë një video live.

“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushte unë. Të më thoshte pederasti që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje. Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”- u shpreh Cllevio.

Ndërkohë kujtojmë se reperi është pritur nga shumë miq jashtë mureve të burgut ku ndodhej dhe ai dukej mjaft i lumtur dhe në gjendje të mirë. Koha në burg nuk e paska ulur aspak zemërimin e tij dhe mesa duket reperi po kërkon hakmarrje pas ngjarjes së shëmtuar.

Të fundit

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Lajme të tjera

Web TV