Berisha: Soros do shpallet non-grata ditën e parë të qeverisjes së PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me intelektualë në kuadër të takimeve që lideri i demokratëve ka ndërmarrë ditët e fundit. Gjatë fjalës së tij ai foli dhe për shpalljen e tij non-grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. Ai hodhi sërish akuza ndaj multimiliarderit George Soros për të cilin u shpreh se që në ditën e parë të Partisë Demokratike në pushtet ai do shpallet non-grata ashtu siç e meriton.

Berisha u ndal dhe tek akuzat e britanikëve në lidhje me akuzat se ka pasuruar biznesmenin Damir Fazlliç dhe ka kryer korrupsion duke u shprehur se nuk ka asnjë provë të vetme madje ai ishte hetuar dhe nga ish-kryeprokurorja Ina Rama dhe nuk ka gjetur asgjë të jashtëligjshme.

Sali Berisha: Nuk kam asgjë me Amerikën përveçse admirim. Nëse kanë një provë të vetme unë iku menjëherë nga politika. George Soros duhet të shpallet non-grata dhe kur Partia Demokratike të vijë në pushtet i pari që do shpallet non-grata është George Soros dhe djali i tij. Nuk ka ministër në qeverinë britanike që mund të përdorë shtetasin e tij të pafajshëm për ti ngjitur fajin një tjetri, prandaj unë nuk i jap raporte nacionaliste dhe mbaj marrëdhënie vetëm me të vërtetën., Thuhet se e ke mbrojtur dhe e ke pasuruar, kur s’ka marrë asnjë qindarkë nga unë, është hetuar dhe nga Ina Rama. Shullazit dhe të tjerëve ua përmendja emrin vetëm për ti trysnuar se nuk kisha ç’tu bëja në opozitë. Ajo që kemi arritur është opozita e vërtetë, kush mund të bejë shumë lloj vërejtjesh nuk mund dyshoje se nuk e bën këtë.


Të fundit

11 muaj plot lumturi dhe një bebe rrugës, Einxhel Shkira ndan fotot e ëmbla me Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po jetojnë dashurinë e tyre që nisi brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother...

6 Dhjetori/ Vangjeli: E përfytyroj doktorin me sytë te telefoni dhe veshin te dera

Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Log” në Abc, se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor ditë që përkon me Samitin...

Botuesit rusë frikë nga censura: Do kthehemi në epokën e librave sovjetikë

Ligjet e reja anti-LGBT dhe ato kundër të ashtuquajturve “agjentë të huaj” e kanë lënë artin në Rusi të pambrojtur nga censura. Shitësit besojnë se...

VIDEO/ Kameruni shokon Brazilin dhe duke marrë tre pikët e para në Botëror

Kameruni ka arritur të mposhtë Brazilin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, por kjo nuk i mjaftoi për të...

Fitore e çmendur!/ Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës i jep një “shuplakë” Serbisë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi. Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe,...

Lajme të tjera

Web TV