Shijet më të çuditshme të akullores në botë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akullore e gjitha e zezë. Kush e di se çfarë donte të thoshte Marco Polo, i cili importoi akulloret e para nga Kina në Itali: Dyqani i akullores “Little Damage” në Los Angeles, ka si kryesore një akullore komplet të zezë, duke filluar nga koni.

Shija e patates. Në Japoni iu pëlqen akullorja me perime dhe një nga shijet më të njohura është patatja e ëmbël (e njohur edhe si patate amerikane).

Gjithashtu në Japoni, në tregun e peshkut të Hakodate, një qytet në ishullin Hokkaidō, mund të shijoni akulloren me bojë kallamari. Kjo nuk është shaka: boja e kallamarit përdoret shpesh si ngjyrë ose për t’i dhënë shije ushqimit.

Koni korean në formë shkopi. Në Korenë e Jugut, akullorja ka më shumë gjasa të shërbehet në një Jipangyi – një mbështjellës misri që duket si doreza e një shkopi. Në realitet, Jipangyi është një ushqim i lashtë, por prej disa vitesh është zbuluar nga prodhuesit e akulloreve të cilët e kanë “shndërruar” në një kon akulloreje.

Akullore me fasule. Në Malajzi, Singapor dhe Brunei një nga ëmbëlsirat më të njohura është Ais kacang ose fjalë për fjalë: fasule të ngrira. Fillimisht bëhej vetëm nga akulli dhe fasulet e kuqe, por me kalimin e kohës është pasuruar me fara palme, misër të ëmbël, pelte bari dhe kube agar (përbërës natyral xhelatizues i bërë nga algat e kuqe).

Shija e të brendshmeve të qengjit. Keni dëgjuar ndonjëherë për Haggis? Është një pjatë tradicionale skoceze, e bërë me të brendshmet e qengjit. Shija e saj e fortë nuk e trembi Morelli’s, akulloren italiane e vendosur brenda dyqanit të mallrave Harrods në Londër, e cila ka bërë një akullore prej saj.

Lexo edhe :  Big Brother Italia “hakmerret” ndaj Heidi Baçit

Akullore proshutë. Në dyqanet e akulloreve në breg të detit të Rehoboth në Delaware (SHBA), specialiteti është akullorja me proshutë, e disponueshme edhe në versionin me çokollatë. Milkshakes me shije proshute janë gjithashtu shumë të njohura.

Akullore birre. Kush tha që birra vetëm mund të pihet? Në Sarcletti, në Mynih, në muajin shtator me rastin e Oktoberfest-it, prodhohet akullore me birrë bavareze. Shija ndryshon në varësi të birrës së përdorur.

Akullore me kanabis. Ndoshta jo të gjithë e dinë por akullorja me kanabis tashmë ekziston dhe prodhohet në Itali.

Të fundit

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës,...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajme të tjera

Web TV