Flet Filip Talo: Mua më denoncoi shoku im, por ai nuk është Ilir Rexhep Metaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Habjon Hasani

Pas afro 8 orësh negociatash me shtetasin Filip Talo, i lakuar për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit (për ish-Presidentin Meta), Talo në mbrëmje pranoi të prononcohej shkurtimisht mbi atë që po ndodh.

Filip Talo është ish-studenti që tentoi të arratisej në vitin 1989 dhe përfundoi i denoncuar në Sigurimin e Shtetit.

Më poshtë po publikojmë të plotë intervistën e shkurtër që mundëm të realizojmë me të.

Zoti Talo ju faleminderit që pranuat të prononcoheni për Hashtag.al. Ju sot keni kërkuar tërheqjen e një dosje në Autoritetin e Dosjeve, dosje e cila dyshohet se ka lidhje me problemin e 24 orëve të fundit ku po lakohet emri i ish-Presidentit Meta. Mund të dimë diçka mbi motivet dhe pozicionin tuaj?

Është e vërtetë që i jam drejtuar Autoritetit të Dosjeve sot, pasi konstatova në media se bëhej fjalë për rastin tim shume vite të shkuara. Kërkova informacion të plotë në kushtet kur konstatova se mund të cenohej privatësia ime në media dhe për të poseduar çdo dokumentacion që përmban dosja që Autoriteti ka lakuar papritur. Në mënyrë të paimagjinueshme për mua, ende pa dalë nga institucioni, më njoftojnë dhe lexova portalet ku ishte bërë publik interesimi im pranë Autoritetit dhe ishte publikuar në mënyrë të paligjshme emri im.

Si lidheni ju me këtë histori?

Kjo histori ka ndodhur kur unë kam qenë student, 19 vjeç në Fakultetin Ekonomik Tiranë. Kam qenë konviktor. Në klasë unë kisha shtetasin I.M i cili jetonte në konvikt dhe me origjinë dhe banimin e familjes e kishte në një rreth kufitar në Lindje të Shqipërisë. Do ju lutem të më kuptoni se në kushtet ligjore ku ndodhem, enkas nuk përmend të plotë identitetin e këtij personi, pasi jam përgatitur për proces ligjor dhe dua të ruaj privatësinë e këtij personi dhe sidomos të familjes së tij, pasi të njëjtën gjë do desha të ndodhte me privatësinë time e të familjes time.

Lexo edhe :  Gjermania synon kualifikimin ndaj Kosta Rikës, formacionet zyrtare të skuadrave

Gjithashtu dua të saktësoj, se personi I.M që unë po përmend sot, ka vetëm inicialet të ngjashme me ish-Presidentin Ilir Rexhep Meta, ndonëse ishim të gjithë në një klasë.

I.M ishte i vetmi person që kishte dijeni për planin tim për arratisje.

Pse ja tregove planin pikërisht këtij personi, dmth I.M nga qyteti kufitar?

Ishim në një konvikt. E kisha shok të afërt dhe duke qenë nga rreth kufitar, mendova se mund të më mbështeste në planin që kisha.

Dhe ça ndodhi me planin tënd?

Atëherë unë jam ndaluar dhe kërcënuar nga Sigurimi i Shtetit bazuar mbi përgjimet dhe deponimet e këtij personi të cilat më janë nxjerrë përpara në formën e provës, pasi unë fillimisht nuk e kam pranuar se kisha intencione për arratisje.

Po shtetasi Ilir Rexhep Metaj, ka pas ndonjë lidhje indirekte ose dijeni në lidhje me ngjarjen?

Ilir Rexhep Metaj nuk jetonte në konvikt. Ai ishte me shtëpi në Tiranë. Kjo bënte që dhe pse unë e kisha në klasë të mos kisha atë afrimitet siç e kisha me shtetasin I.M, konviktori që më denoncoi.

Si u ndjeve kur në media u përmend si denoncues në fakt, ish-Presidenti Ilir Rexhep Metaj. Ça mendove?

Mendimi është i thjeshtë. Unë nuk dua të mbroj Ilir Rexhep Metën në këtë rast, por unë di të vërtetën e thjeshtë, në asnjë moment nuk e kam diskutuar planin tim me Ilir Rexhep Metajn. Kështuqë nuk ka pas asnjëherë dijeni ai plus që, hetuesit e Sigurimit si provë më kanë vënë përpara deponimet dhe përgjimet e konviktorit I.M.

Për sa ju deklaroj juve si media, mbaj përgjegjësi të plotë ligjore dhe do ndjek procesin ligjor deri në fund për të mbrojtur të dhënat e privatësisë time dhe familjes time./hashtag.al/


Të fundit

“Gratë e ish-burrave të mi më kanë inat”, Rudina Dembacaj i befason të gjithë

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj, para se të martohej me Mark Frrokun, ka qenë e lidhur me regjisorin Eduart...

SHBA-ja prezanton bombarduesin e ri bërthamor

Ashtu siç pritej, detajet specifike të kësaj fluturakeje kanë mbetur sekrete Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bombarduesin e ri bërthamor, B-21, i...

“Dëshira” e Olsa Muhametit bëhet realitet! Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”

Bora Zemani i ka thënë “po” ftesës së Olsa Muhametit për t’u rikthyer sërish në “Për’puthen”. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja gjatë...

Fazën me eliminim direkt e hap sfida Holandë-SHBA, publikohen formacionet zyrtare

Holandë – SHBA është sfida e parë e fazës së 1/8-ave të “Katar 2022”, e cila nis në orën 16:00. Tashmë trajnerët respektive, holandezi...

Samiti i BE në Tiranë/ Policia rrethon zonën, protesta e PD nuk do lejohet në Bulevard

Fëmijë me prindërit duke ecur të shkujdesur përpara këtij posteri që paralajmëron mbajtjen e samit të BE-s, mbase pa e kuptuar se të martën...

Lajme të tjera

Web TV