Humbin jetën rreth 40 persona në Indi, konsumuan pije të përziera me metanol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë shtruar në spital në Indinë perëndimore pasi kishin pirë alkool të kontaminuar, sipas policisë.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrethet Botad dhe Ahmedabad të shtetit Gujarat, ku prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i paligjshëm.

 

 

“Rreth 10 persona janë arrestuar dhe rreth 475 litra alkool janë gjetur,” tha Ashish Bhatia, drejtori i përgjithshëm i policisë në Gujarat.

Bhatia tha se një nga të arrestuarit kishte vjedhur metanol nga një fabrikë në Gujarat dhe ia kishte shitur një kushëriri, i cili më pas ua shiti të tjerëve që holluan kimikatin me ujë dhe e shitën si pije. Metanoli mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të dehur, por edhe një sasi shumë e vogël mund të jetë toksike.

Vdekjet nga pirja e alkoolit, e njohur në gjuhën e folur si “liker i prodhuar nga vendi” – nuk janë të rralla në Indi.

Por edhe në shtetet ku pirja është e ligjshme, alkooli i paligjshëm mbetet i popullarizuar, veçanërisht në zonat më të varfra rurale.

Sipas SafeProof, alkooli i bërë në shtëpi mund të bëhet vdekjeprurës kur përzierjes i shtohen lëngje të tjera si alkooli ose metanoli. Helmimi nga metanoli mund të shkaktojë të vjella dhe probleme me zemrën ose frymëmarrjen.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV