Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Moska përdor gaz për të terrorizuar Evropën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar sërish Rusinë për përdorimin e rritjes së çmimeve të gazit për të terrorizuar Evropën dhe ka bërë sërish thirrje për më shumë sanksione kundër Moskës.

“Duke përdorur Gazprom, Moska po bën gjithçka që është e mundur për ta bërë dimrin e ardhshëm sa më të ngurtë për vendet evropiane. Ne duhet t’i japim një përgjigje terrorizmit: të vendosim sanksione,” tha lideri ukriainas në fjalimin e zakonshëm të mbajtur gjatë natës.

Shumë  shpejt në Ukrainë do të dërgohen sisteme t tjera raketore “Himars”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pati një intervistë me kolegun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov, për të diskutuar rezultatin e takimit të fundit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, duke përfshirë angazhimin e Uashingtonit për të dërguar sisteme shtesë raketore Himars (Sistemet e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë).

Austin, e siguroi Reznikov se Shtetet e Bashkuara “po lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur” për të dorëzuar sistemet e reja të armëve në Ukrainë.

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV