Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë konferencë për shtyp. Meta foli ndër të tjera për mbledhjen e parë të strukturës së Partisë së Lirisë, ndërsa vjen pas letrës së Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit se një zyrtar i lartë I.M rezulton bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit.
I pyetur nga gazetarët, Meta tha se letra e “Dosjeve” është manipuluar.
“Si mund ti shmangem unë një përgjigje pavarësisht se nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton që me këtë akt vetëvrasës sepse autoriteti para se të jetë ligjor është moral se të takon të trajtosh një periudhë të dhimbshme të vendit dhe njëkohësisht edhe të ngushëllosh viktimat, të prekurit e asaj periudhe. Kjo është për të ardhur keq për autoriteti tani të manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve. Ata e dinë më mirë se çfarë ka dhe sa e manipuluar është në ato dosje që thonë ato.
Me një e-mail anonim elektronik që jam i sigurt që do të gajaseni, na qenka zbuluar e qenka një I.M që sipas lojërave u zbulua që pas 30 vjetësh I.M qenka ky njeri i cili që në mars të 92 është bërë deputet dhe i është nënshtruar të gjitha filtrave, që nga i zotit Berisha”, tha Meta.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka informuar ditën e sotme ish-presidentin e Republikës Ilir Meta se në emër të tij ndodhen të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit të shtetit.