“Prisni rrufenë e dytë”, Ngjela: Amerika po godet me fakte, pas Metës edhe Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet më të fundit në politikë, që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, i cili lakohet si bashkëpuëntor i Sigurimit të Shtetit, nisur nga një letër e Autoritetit të Dosjeve.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ngjela shkruan ndër të tjera se koha e Shqipërisë më në fund erdhi.

Ai thotë se SHBA nisi dje goditjen me fakte. Ngjela shprehet se nuk është vetëm Meta, por pas tij do të goditet edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë.  Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës”, shkruan Ngjela ndër të tjera.

Komenti i plotë nga Spartak Ngjela:

Ne Shqipëri tani…

Dje, pas denoncimit të spiunisë Meta, nisi të shfaqet me fakte fillimi i fundit të një gjëme të gjatë historike kombëtar, e cila ka qenë e shtrirë  përgjatë kohëve kundër fatit të Shqipërisë.

Dhe ashtu siç ju thashë para disa ditësh: koha e Shqipërisë më në fund erdhi.

Por atë nuk e sollëm ne. Këtë e nisi politika amerikane nga Uashingtoni dhe po e vijon ajo me bërjen publike të fakteve kriminale të korrupsionit të lartë shqiptar.

Politika amerikanë dje filloi goditjen me fakte dhe i njoftoi SPAK-ut formën e re të goditjes antikorrupsion.

l.

Sepse, siç e shprehëm më lart, dje u shfaq në publik denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror, duke denoncuar botërisht faktin e ri: dokumentin e spiunisë Meta.

Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë.

Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës.

Dhe ajo mu sikur ka ardhur. Njëlloj si kjo do të jetë: do të sjellë zbulimin e spiunisë Berisha.

Gjithçka duket e kopsitur, se dhe fakti i spiunisë Meta kuptohej se ishte kërkim profesional i nivelit të lartë.

Kurse këta mjeranë po paguajnë këtu papagallë mediatikë që t’i mbrojnë. Dhe papagallët mediatikë dje u bënë mëse qesharakë. Se, siç duket, papagallët ende nuk e besojnë që gjigandi i kësaj kohe proshqiptare është në intensitetin e lartë të goditjes faktike, i cili kuptohet se po vjen nga Uashingtoni, dhe as nga Nikolla në parlament, e as nga Rama në Kryeministri.

Po korrupsioni i lartë politik në Shqipëri e di këtë fakt? E di, sigurisht që e di, por nuk ka kurajë që ta thotë botërisht, dhe po ha veten me dhëmbë.

ll.

Me këtë që po ndodh me këtë lloj denoncimi të ri, po të bëhet proces, shqiptarët do ndjejnë optimizëm dhe gëzim, sepse dje pati gëzim kudo në Shqipëri për dokumentimin perfekt të spiunisë Meta.

Por kur, ekspertiza nga Uashingtoni, të nxjerrë  në skenë spiuninë Berisha, gëzimi i shqiptarëve do të jetë si një shpërthim që vjen nga qielli e iu bashkohet në shpirt. Por edhe kjo spiuni thuajse ka dalë.

Sepse këta janë muajt: nga korriku e deri në shtator, që politika amerikane, duke denoncuar bëmat e ligësisë shqiptare me pushtet në Tiranë, do të çlirojë entuziazmin shqiptar.

Dhe shqiptarët po presin me shqetësim historik që t’u vijojë gëzimi pas gëzimit, deri në çlirimin e tyre nga korrupsioni dhe krimi shtetëror. Ky korrupsion dhe ky krim  i ka detyruar shqiptarët të jetojnë  në varfëri, pa shpresë dhe pa optimizëm për të ardhmen e tyre.

Por koha tani ka ardhur, prisni dhe shikoni..

Të fundit

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Gazetarja Anduena Llabani: Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit

Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të bëhen nga persona...

“Listat e kandidatëve, në mars”, Basha gënjen sërish, nuk nxori asnjë emër

“Dhe brenda 31 marsit, 140 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike gati për procesin zgjedhor, në çdo moment”, zotohej Basha. Shumë ndoshta prisnin që të...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë/ SPAK me njoftim zyrtar, ja për çfarë akuzohen

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75,...

Lajme të tjera

Web TV