Dhurimi vullnetar i gjakut, qeveria shpërblen punonjësit e administratës që bëhen pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka marrë një vendim për veprimtarinë e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit dhe nëpunësit e administratës shtetërore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se ky vendim do të mundësojë që fëmijët talasemikë të mos kenë mungesa për gjak.

“Ky është një vendim i rëndësishëm që i kushtohet në fakt shëndetit, kryesisht të fëmijëve talasemikë dhe gjithë atyre që vuajnë nga sëmundje të lindura të gjakut dhe që kanë nevojë për transfuzione periodike të gjakut në institucionet tona publike. Ndaj, kemi marrë sot një vendim, për veprimtarinë e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit dhe nëpunësit e administratës shtetërore, duke qenë se kemi parë përgjatë gjithë këtyre viteve një angazhim shembullor të të gjithë strukturave, institucioneve tona, të të gjithë atyre të cilët kanë pasur vullnetin për të vijuar dhe për të dhënë vullnetarisht gjak në periudha të caktuara të vitit”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se dhurimi vullnetar i gjakut do të bëhet përmes një kalendari për çdo institucion, Manastiliu tha se për ata që do të kryejnë këtë akt human për njerëzit që kanë nevojë për gjak, do të ketë incentivime.

“Për të gjithë ata nëpunës, punonjës të administratës shtetërore, të cilët janë dhe do të jenë pjesë e dhurimit, vullnetar të gjakut, parashikohet që jo vetëm ditën që japin gjak që kanë të drejtën për t’u larguar nga puna dhe institucioni merr masa të paguajë rregullisht ditën e punës, por edhe ditën e nesërme të jetë pushim duke e pasur këtë detyrim pikërisht institucioni për të paguar rregullisht ditën e punës. Nga ana tjetër për ata dhurues që do të jenë pjesë e rrjetit të dhuruesve të cilët do të dhurojnë gjakun minimalisht tre herë ne vit do të kenë mundësi gjithashtu që sipas një kalendari të përcaktuar nga Ministritë respektive, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, të kenë mundësi që të mundet që të pushojnë në shtëpitë e pushimit të ministrive respektive 7 ditë përgjatë një kalendari i cili do të organizohet nga institucionet që do të merren me këtë veprimtari”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Saimir Tahiri kërkon ulje të dënimit: Të njihet shërbimi i provës

 

 

Shqipëria ka bërë përpjekje në sajë edhe të një pune intensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke shkuar nga 11 dhurime për 1 mijë banorë, jemi në 12.2 dhurime për 1 mijë banorë. Objektivi i Ministrisë është që të kryhen 20 dhurime për 1 mijë banorë.


Të fundit

Historike/ Interi mposht Barcelonën edhe me ndihmën e VAR

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë...

Vangjeli: Kritikat e politikës ndaj SPAK janë lajm i mirë, kanë filluar të kenë frikë

Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar një lajm të mirë deklarata e bëra nga politikanët kryesorë në Shqipëri kundër SPAK. I ftuar në “Log.” në...

Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion...

Vritet në mes të lokalit këngëtari i njohur, pasi refuzoi të këndonte një këngë

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur për vdekje në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë,...

Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2030

Kompania gjermane e energjisë RWE do të ndalojë djegien e qymyrit deri në vitin 2030, duke kursyer 280 milionë tonë metrikë të emetimeve të gazeve...

Lajme të tjera

Web TV