Emiljano Shullazi ka lënë qelitë e “41 bis” pasi i ka përfunduar afati i izolimit dhe është transferuar tek burgu 313.
Mësohet se bashkë me Shullazin, edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla kanë lënë regjimin e posaçëm të izolimit ’41 Bis’, ku ndodheshin prej 1 viti.
Këtyre tre personave të dënuar u ka përfunduar afati i izolimit në këtë regjim.
Ndërkohë që në qelitë e 41 bis vijojnë të izoluar Redjan Rrahja, Arber Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri, e vellezerit klemend e Eldi Cala
Nga shtatori i kaluar, Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”.
Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese vjen pasi Apeli i GJKKO rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë.
Prej 1 gusht 2021 Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë në qelitë e izolimit.
Ai është dënuar në dhjetor të 2018-s me 14 vite burg për vepra të ndryshme penale.
Shullazi ndër vite është ndaluar dhe arrestuar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje.
Në nëntor të vitit 2011, ai u lirua nga burgu, pasi kreu dënimin prej shtatë vjetësh e katër muaj burg për trafik droge.
Për një kohë të gjatë Shullazi është cilësuar si anëtar dhe si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë.