Ndryshimet klimatike, alarmi i ekspertëve: Përgatituni për skenarë katastrofikë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi i klimës mund të kthehet në një katastrofë për mbarë njerëzimin.

Për këtë ne duhet të përgatitemi për skenarët më të këqij si shkatërrimi i popullsisë dhe zhdukja e njeriut.

Parashikimi i frikshëm vjen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, i cili kreu një studim të botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS).

Çështjet thelbësore

Sipas studimit, përpara skenarëve më të këqij, ne duhet t’i përqendrojmë përpjekjet kërkimore në katër çështje thelbësore: urinë dhe kequshqyerjen, ngjarjet ekstreme të motit, luftërat dhe sëmundjet e transmetuara nga vektorët (si rriqrat dhe mushkonjat). Studiuesit në veçanti i kërkojnë Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) që t’i kushtojë një raport pasojave të tyre ekstreme, për të nxitur komunitetin shkencor dhe për të informuar qytetarët.

Roli i konflikteve dhe krizave financiare

“Ka shumë arsye për të besuar se ndryshimi i klimës mund të bëhet katastrofik, madje edhe në nivele modeste të ngrohjes”, thotë autori i parë i studimit, Luke Kemp nga Universiteti i Kembrixhit.

“Ndryshimet klimatike kanë luajtur një rol në çdo ngjarje të zhdukjes masive. Ka favorizuar rënien e perandorive dhe ka formësuar historinë. Edhe bota moderne duket se është përshtatur me një kamare të veçantë klimatike. Fatkeqësia nuk vjen vetëm për shkak të pasojave të drejtpërdrejta të temperaturave të larta, si ngjarjet ekstreme të motit. Efektet zinxhir si krizat financiare, konfliktet dhe epidemitë e reja mund të shkaktojnë fatkeqësi të tjera dhe të parandalojnë rimëkëmbjen nga fatkeqësitë e mundshme si lufta bërthamore”, shton Kemp, raporton Tg Com.

Nxehtësia ekstreme deri në vitin 2070

Modelet e përdorura nga ekspertët tregojnë se zonat me nxehtësi ekstreme (ato me një temperaturë mesatare vjetore mbi 29 gradë, ku sot jetojnë rreth 30 milionë njerëz midis Saharasë dhe bregut të Gjirit) mund të shtrihen në atë mënyrë që do të prekë deri në dy miliardë njerëz deri në vitin 2070.

Lexo edhe :  Shkarkimi i befasishëm i Nagelsmann, vetëm një nga liderët në krahun e teknikut

Efektet katastrofike zinxhir

“Këto temperatura dhe pasojat e tyre sociale dhe politike do të ndikojnë drejtpërdrejt në dy fuqi bërthamore dhe shtatë laboratorë të kontrollit maksimal që strehojnë patogjenët më të rrezikshëm. Ekziston një mundësi e madhe e efekteve katastrofike zinxhir,” thekson një nga autorët e studimit, Chi Xu i Universitetit të Nanjing.

Të fundit

Sigurimsi u fut si teknik lavatriçeje në shtëpinë e familjes së Kadri Hazbiut

Si përgjohej familja Hazbiu në Kurbnesh, nga B.p. “Drita”, “Shigjeta” dhe “Aparati”, që banonte në një shkallë me ta,...

KRRIK letër institucioneve, deputetët shkelin ligjin zgjedhor

Koalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) konstaton parregullsi dhe shkelje ligjore në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në...

“Zgjedhjet lokale, një rrëmujë, ku përfiton vetëm mazhoranca”

Erald Shulla Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë...

“Berisha shihet si faktori kryesor që PD është e ndarë”

Plator Nesturi Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë...

“Alibeaj, si miza n’bisht të kalit që beson se po tërheq karrocën”!

LEONARD KARAJ” Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare e Enkelejd Alibeajt, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka...

Lajme të tjera

Web TV