Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Himarë, ku një efektiv policie vrau me skaf një vajzë të mitur, qindra reagime kanë ndodhur në rrjetet sociale.
Për këtë ka reaguar edhe analisti Dritan Hila, i cili ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga të tjerët.
Në një video të publikuar në rrjetin e tij social, ai ka thënë se këto ngjarje ndodhin kudo në botë, pasi kështu është jeta në ujë.
‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë’, thotë ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila.