Rusia “mbështet” Shqipërinë për rezolutën e Dick Marty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme ruse ka përshëndetur Parlamentin Shqiptar për miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty për trafikun e qenieve njerëzore. Ndonëse në linjë tjetër, ajo kërkon dënim të ashpër përpersonat e përfshirë.

 Parlamenti Shqiptar para dy javësh ka miratuar rezolutën kundër raportit të Dick Martyt. Me 125 vota pro duke bërë mazhorancën dhe opoztën bashkë ato kaluan rezolutën ku kanë kundërshtuar raportin reporterit Dick Martyn për krime njerëzore në Kosovë. Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shprehet e vendosur se personat e përfshirë në këto krime lufte duhet të përballen ashpër me një dënim të ashpër. “Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.”

Çfarë parashikon rezoluta

Më 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rezoluta që kaloi në Kuvendin e Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të bëjë një rishikim të Rezolutës 1782, që shërbeu si pikënisje për ngritjen e Speciales. Të gjitha pretendimet e ngritura për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, rezoluta thotë se mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte, ndaj dhe duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Raporti i Dick Marty

Me 166 vota pro dhe vetëm 8 kundër, me 9 të përmbajtur, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kishte miratuar rezolutën në vitin 2011, me të cilën kërkon hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, siç ka akuzuar në raportin e tij deputeti zviceran, Dick Marti.Ky raport famëkeq për shtetin kosovar kishte marrë mbështetje të madhe në Këshillin Sigurim, në të cilin akuzohen zyrtarët të lartë të shtetit kosovarë duke përfshirë edhe vetë presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçi. Marti kishte përsëritur akuzat se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë bashkëpunuar sa duhet, ndërsa ka akuzuar edhe Tribunalin e Hagës për shkatërrimin e provave të mbledhura në të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë“. Duke folur për ato që e kanë shtyrë ta bëjë këtë raport, Dick Marty ishte shprehur:“Kërkimi i së vërtetës dhe denoncimi i padrejtësisë shpesh është i dhimbshëm, shqetësues dhe gërsheton strategjitë politke me interesat politike. Ne në këtë Asamble kemi thënë gjithmonë se të drejtat e njeriut asnjëherë nuk mund të sakrifikohen”.

Lexo edhe :  Mbyllet protesta e shtatë përpara Bashkisë Tiranë, ja kur mbahet demonstrata e radhës

Presidenti në detyrë dekreton pasardhësin në detyrë

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi dje emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Gjeneral Arben Kingji ka drejtuar Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Ëinsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës..

Yuri Kim uron Shefin e Shtabit të përgjitshëm

 Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka uruar Shefin e ri të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Me anë të një postimi në Tëitter, ambasadorja Kim u shpreh se po pret me padurim vijimin e punës për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara “Urime BG Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën”, ka shkuar ajo.

 

Të fundit

Piktura e rrallë/ Skënderbeu i portretizuar nga Peter Appian

Një pikturë e veçantë e Peter Appian pasqyron hartën e botës së vitit 1553 ku në të dallohet Skënderbeu...

Pensionet, përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi

Ndryshimet që pësoi skema e pensioneve një dekadë më parë, si rritja e moshës së pensionit, apo vendosja e barazisë, pra të një raporti...

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Nga Ben Andoni Ka nisur të ketë shumë pritshmëri te opozita për datën 11 Qershor, kohë kur Gjykata e Apelit pritet të japë vendim për...

Humbi babain në moshën 15-vjeçare, gazetari kujton përjetimin e dhimbshëm

Ndikimi i një mësuesi nuk shtrihet vetëm përgjatë viteve të shkollës, por edhe përtej tyre. Gazetari Osman Stafa i cili ka ardhur në “Ka...

Liverpool mposht Wolvesin në sfidën përmbyllëse të kampiontit, Klopp përcillet si hero

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me...

Lajme të tjera

Web TV