Qeveria gati “falimentin” e disa bashkive, shpall konkursin për administratorët e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e financave po përgatitet të marrë në administrim disa njësi të pushtetit vendor, të cilat janë në faliment për shkak të mungesës së aftësisë paguese.

Financat ne mënyre zyrtare shpallen kriteret e përzgjedhjes dhe fillimin e procesit të aplikimit për administratorët e njësive të vetëqeverisjes vendore (NJVQV-ve) që mund të jenë në kushtet e vështirësive serioze financiare apo paaftësisë paguese.

Ministria e Financave ka shpallur një konkurs me disa kritere për personat që do të marrin në administrim njësitë e pushtetit vendor.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një takim që zhvilloi më herët me kryetarët e bashkive bëri me dije se, në vështirësi financiare serioze paraqiten Bashkia e Vorës dhe ajo e Kavajës.

Ibrahimaj ju la afat bashkive me probleme financiare deri më datë 15 korrik për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave, por duket se bashkitë nuk e morën seriozisht këtë paralajmërim.

Një javë më vonë me 22 korrik Ministria e Financave shpalli konkursin për administratorët që do marrin në dorë qeverisje reale të bashkive në faliment.

Sipas kritereve që ka vënë Ministria e Financave, aplikanti për administrator duhet të jetë i arsimuar në shkencat ekonomike ose juridike me master shkencor, të ketë së paku 10 vite eksperiencë në administratën publike, të ketë njohuri të thelluara në fushën e menaxhimit të financave publike në nivel vendor dhe gjithashtu nuk duhet të ketë konflikt interesi me njësitë e qeverisjes vendore. Personat e interesuar mund të aplikojnë deri në fund të muajit gusht.

Pak ditë më parë në një takim me kryetarët e Bashkive Kryeministri Rama i paralajmëroi, se do nisë një fazë shtrëngimi, ku nuk do të ketë më tolerancë për bashkitë që thellojnë më tej borxhin. Ai paralajmëroi se bashkitë që nuk kanë disiplinë financiare do të merren nën administrim.

Lexo edhe :  Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera...

Më herët parlamenti ka miratuar një kuadër ligjor, i cili ka përcaktuar kriteret që e klasifikojnë një bashki në vështirësi financiare dhe rastet kur këto bashki merren në administrim nga Qeveria qendrore, e cila duket se ka nisur procesin e emërimit të administratorëve të rinj për këto bashki./Monitor/

Të fundit

Sot, dasma e Romeos dhe Heidit, ç’po përgatisin Donaldi dhe Elgiti?

Sot në shtëpinë e “Big Brother Vip” do të ketë dasmë. Në një organizimin të “inskenuar” nga produksioni, Heidi...

EMRAT/ Kush janë këshilltarët e opozitës që votuan pro Blerina Balës

Pas 10 muajsh me kryetar në detyrë, tashmë bashkia e Himarës ka një kryetare të komanduar në krye të saj. Me shumicë të votave të...

Keni bërë plane për këtë fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë...

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se Shqipëria i ka shpresat tek...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Lajme të tjera

Web TV