Lajm i keq për Paris Saint-Germain dhe fillimin e sezonit të tyre ne Ligue 1.
Nesër, për ndeshjen jashtë fushe ndaj Clermont, kampionët e Francës do të duhet të bëjnë pa yllin e tyre Kylian Mbappé, i lënë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në muskul.
Konfirmimi erdhi nga lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri Galtier, ku nuk përfshihet Mbappe, i cili do t’i nënshtrohet kontrolleve të zakonshme mjekësore brenda 72 orëve për të përcaktuar ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e ndalimit.
Gjithashtu jashtë skuadrës, përveç Gueye dhe Herrera që janë në merkato dhe blerja e fundit, Renato Sanches. Gjithashtu jashte mbetet e dhe Mauro Icardi.
PSG njoftoi se Mbappe ishte lënë jashtë skuadrës që do të udhëtonte në Clermont për ndeshjen e së shtunës “për shkak të dhimbjes në muskujt e tij ngjitës” dhe në vend të kësaj do të mbetet prapa për trajtim.
PSG fillon mbrojtjen e titullit të Ligue 1 me një trajner të ri, Christophe Galtier që ka marrë drejtimin nga Mauricio Pochettino i shkarkuar. Lionel Messi dhe Neymar, të cilët të dy shënuan kundër Nantes, janë në skuadër së bashku me nënshkrimet e reja Vitinha, Hugo Ekitike dhe Nordi Mukiele.