Futbollisti lë dasmën e tij për të nënshkruar me Malmon, vëllai i tij ngushëllon nusen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhet të ndodhë diçka shumë e rëndësishme që të humbisni ditën tuaj të dasmës…

Kështu që mund të imagjinoni mendimet e nuses së Mohamed Buya Turay kur ai njoftoi se nuk do të ishte prezent në dasmën e tyre sepse klubi i tij i futbollit donte që ai të kthehej herët për stërvitjet parasezonale.

Dasma ishte caktuar për 21 korrik, por klubi suedez Malmo donte që 27-vjeçari të bashkohej me ta sa më shpejt të ishte e mundur. Kështu që Turay la ceremoninë e dasmës dhe udhëtoi në Suedi për t’u prezantuar si lojtar i Malmos më 22 korrik.

Por me një plan ‘dinak’, vëllai i tij ndërroi vendet me të në dasmë për të ecur në korridor përkrah nuses Suad Baydoun.

Turay i tha gazetës suedeze Aftonbladet: “Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leone. Por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të mbërrija më herët’.

Turay kishte pozuar me gruan e tij me veshjet e dasmës para se të nisej për në Suedi dhe i postoi ato në Twitter.

“Ne e bëmë foton paraprakisht, kështu që duket sikur isha atje, por nuk isha. Vëllai im duhej të më përfaqësonte në dasmën aktuale”, tha ai në Twitter.

Të fundit

FOTO/ Si Brigitte Macron shpëtoi Mbretëreshën Camilla nga një incident ‘live’

Pritja e bërë nga çifti presidencial francez ndaj Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla ishte e ngrohtë. Brigitte Macron, në një gjest solidariteti...

Delet konsumojnë 300 kg kanabis në Greqi, pronari i fermës: Janë bërë të çmendura

Pas stuhisë “Daniel” shumë gjëra ndryshuan për banorët në Volos. Por si duket, kaosi nuk preku vetëm në jetët e njerëzve, por edhe ato...

‘Bild’: Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali

Kjo ishte një deklaratë e qartë nga shefi! Dhe sërish kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i rezistoi dot një goditjeje ndaj Rusisë.., shkruan...

Pse nuk duhet të flini kurrë gjumë në anën tuaj të djathtë

Kur shtriheni në shtrat në fund të ditës së gjatë, ndoshta përkuleni nën batanije dhe vendoseni në pozicionin tuaj të preferuar të gjumit pa...

Pranga 42-vjeçarit që plagosi efektivin, Balla: Zero tolerancë !

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas kapjes së Klered Bozhanaj, autorit të plagosjes me armë zjarri të policit Edlir Alleshi mbrëmjen e...

Lajme të tjera

Web TV