Kurti reagon pas sulmit ndaj policisë së Kosovës: Bandat kriminale serbe po…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës tha se një patrullë e saj është sulmuar me armë zjarri në veriun e banuar me shumicë serbe, por sulmi kaloi pa dëme ne njerëz

Në një njoftim të policisë thuhet se sulmi u krye në liqenin e Ujmanit në komunën e Zubin Potokut, që shtrihet afër kufirit me Serbinë. Sulmi sipas policisë ndodhi derisa “patrulla ishte duke vendosur një barkë patrulluese në liqen”.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dielën tensione të larta shpërthyen në veri ku grupe serbësh të mbështetur nga Beogradi, u hodhën në protesta dhe bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimet e qeverisë së Kosovës për të vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Qeveria e Kosovës vendosi të pezullojë deri më 1 shtator zbatimin e vendimeve me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke e dënuar sulmin e sotëm tha se “kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se po zhvillohet një hetim i plotë i incidentit. “Sot, rrugët janë pa barrikada. Por, bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, shkroi ai.

Lexo edhe :  Angelina për divorcin me Brad: Nëse nuk do të ishin fëmijët, nuk do të doja të jetoja

Diplomatët amerikanë thanë se vendimet e qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit janë në harmoni me marrëveshjet e arritura në Bruksel në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, i cili ftoi për një takim me 18 gusht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të ripërtërirë bisedimet që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Më një synim të tillë bisedimet filluan që në vitin 2011, por edhe më tej përparimet janë të pakta. Beogradi i mbështetur nga Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian./ VOA

Të fundit

Rikthim me gol dhe largim mes duartokitjesh, ja nota e Brojës sipas “SofaScore”

Armando Broja u rikthye të luajë titullar pas shumë kohësh mungesë për shkak dëmtimi dhe udhëhoqi Chelsean drejt fitores...

VIDEO/ Chelsea rikthehet tek fitorja dhe mposht Fulhamin, shënon gol edhe Armando Broja

Chelsea bind në derbin e Londrës ndaj Fulham dhe rikthehet te fitorja në kampionat pas tre javëve. “Blutë” e Londrës diktuan ritmin e sfidë, ndërsa...

Po jep efekt Reforma në Drejtësi? Gjonaj: Pikë kthese për gjithë vendin

“Një gjë është e qartë unë e kam thënë dhe e kam stërthënë në fakt, por ka një gjë të qartë Partia Socialiste, mazhoranca,...

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit nga një grup...

DASH: S’e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë verifikuar ende tërheqjen...

Lajme të tjera

Web TV