Ndalohet gazetarja ruse, ministri i Brendshëm: Është spiune e Kremlinit, synon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet në Veri nuk janë problemi i vetëm që shqetëson Kosovën këto ditë. Duket se një shtetase ruse është kthyer në shqetësim për sigurinë e vendit.

Siç lajmëron në Facebook, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, Daria Aslamova është ndaluar në kufirin në veri të vendit, pasi kishte tentuar të hynte në Kosovë me qëllim të vetëm destabilizimin e vendit.

Sveçla në një sqarim të gjatë thekson se shumë shtete e kanë vërtetuar që shtetasja në fjalë ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse të FSB-së, madje ka edhe foto të saj përkrah ministrit të Jashtëm të Kremlinit, Sergei Lavrov.

Aslamova ka udhëtuar drejt shumë shteteve duke u hequr si gazetare dhe tentoi të hynte në Kosovë një javë pas tensioneve në Veri, për të cilat Prishtina zyrtare akuzon grupe të strukturuara kriminale nga radhët e banorëve lokalë, serbë.

Postimi i Xhelal Sveçlës:

Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë përshkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj.

Theksojmë faktin se ajo tenton të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të vendit dhe në të njejtën ditë kur të njejtat struktura që orkestrohen nga Vuçiqi kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve tanë policor. Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë.

Të fundit

Rikthim me gol dhe largim mes duartokitjesh, ja nota e Brojës sipas “SofaScore”

Armando Broja u rikthye të luajë titullar pas shumë kohësh mungesë për shkak dëmtimi dhe udhëhoqi Chelsean drejt fitores...

VIDEO/ Chelsea rikthehet tek fitorja dhe mposht Fulhamin, shënon gol edhe Armando Broja

Chelsea bind në derbin e Londrës ndaj Fulham dhe rikthehet te fitorja në kampionat pas tre javëve. “Blutë” e Londrës diktuan ritmin e sfidë, ndërsa...

Po jep efekt Reforma në Drejtësi? Gjonaj: Pikë kthese për gjithë vendin

“Një gjë është e qartë unë e kam thënë dhe e kam stërthënë në fakt, por ka një gjë të qartë Partia Socialiste, mazhoranca,...

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit nga një grup...

DASH: S’e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë verifikuar ende tërheqjen...

Lajme të tjera

Web TV