Pronarët e mjeteve lundruese protestë para policisë kufitare në Vlorë: Bllokohen pa arsye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë’, kështu u shprehën pronarë e administratorë të mjeteve lundruese në Vlorë të cilët kanë dalë mëngjesin e kësaj të shtunë në protestë.

Në kulmin e sezonit turistik, për shkak të ngjarjes tragjike në Himarë, asnjë mjet lundrues duke filluar që prej ditës së djeshme nuk do të dalë dot në det. Ky vendim, i konfirmuar më 5 gusht nga Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorë, Eduart Sulejmani ka nxitur revoltën e qytetarëve të Vlorës të cilët kanë dalë sot përpara policisë kufitare.

Duke shpjeguar se rasti i Himarës, është padyshim një rast tragjik një administrator është shprehur se ky vendim, është i padrejtë dhe se po i lë pa bukë.

Sulejmani u shpreh se mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentesh, që nga ato të mjetit, licencë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës, të jenë të siguruar etj. Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues.

Dy ditë më parë, ishte policia kufitare cila jepte lejet për gomonet që te lëviznin në det, ndërsa në det ishte dhe gomonia e policisë që kontrollonte mjetet për dokumentacionin. Më pas policia dha urdhër që të mos lëvizë asnjë mjet lundrues në det. Në këtë mënyrë, pronarët janë detyruar të kyçin mjetet lundruese që i jepnin me qira gjatë sezonit veror.

Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licencuara për udhëtime turistike, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licencuara.

Kështu, pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë kanë dalë në protestë. Ata thonë se nuk mund të ndodhë kështu pasi kanë nevojë për të ardhura dhe gjithçka marrin nga sezoni veror, e përdorin për të kaluar vitin.Ata kërkojnë që të gjobiten ose t’i sekuestrohen mjetet në rast se kapen me shkelje.“Bashkohemi me dhimbjen e familjes që humbi vajzën në atë aksident tragjik që është një tragjedi që të gjithë e kuptojnë por si pasojë e saj na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë. Të gjithë ne jemi dëshmitarë. Na u pat urdhëruar që nuk do dilni në det. Unë disponoj mjete me licensë, kemi dokumente përkatës, na vjen policia kufitare dhe ia paraqesim të gjitha dokumentet e mjeteve, të gjithë faturat e prera, listpagesën. Pa asnjë shkresë zyrtare na thonë s’do ikni në punë.

Lexo edhe :  Dua Lipa thotë se e ka manifestuar jetën e saj dhe s’i kursen disa detaje për Kosovën

Ne këto 10 ditë presim për të gjithë shpenzimet e vitit. Në fillim s’kishte asgjë të urdhëruar. Shkova në stacionin e policisë në Triport, i çoj të gjithë dokumentacionin, i mbajti shënim të gjitha, çova dhe pagesat e fiskalizuara e më tha je në rregull, vazhdoni punë. Të nesërmen më ndodhi historia e çuditshme. Me 30 të huaj na ndalojnë mjetet e na thonë kemi urdhër. U kthyem. Të nesërmen ishte krimi ekonomik, Interpoli, kufitarja, të gjithë ne si dele i çuam dokumente dhe këta miqtë pa bërë asnjë kontroll i marrin këta dokumente dhe thonë do verifikohen. Po ne çfarë do bëjmë ndërkohë. Kur do verifikohen, në dhjetor. I thamë gjobë maksimale ose burg nëse e meritojmë”, tha një protestues.

Ndër të tjera, një prej pronarëve theksoi se kërkojnë të shkojnë në punë se kanë kredi për të paguar e duhet të ushqejnë fëmijët. Sipas tij, nuk mund të penalizohen të gjithë vetëm prej Arjan Tases.

“Na kanë kthyer 3 herë. I kemi të faktuara dhe biletat e anuluara. Na bëjnë dhe ironi, pse bën ti 2000 euro në ditë? Bëjmë dhe 5 po me ato mbulojmë gjithë vitin. Kërkojmë të shkojmë në punë, jo të mbahet një i nënës, një i njerkës. Nëse i ka njeri afër plazhit mjetet, t’ia sekuestrojnë. Pse duhet ta pësojmë neve? Këta po ruajnë postet e tyre për të ushqyer fëmijët e tyre, por ne t’i lëmë rrugëve? Si të paguaj kredinë, si t’i jap rrogën punonjësve?” – vijoi protestuesi.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV