test

Sezon i ri, United i vjetër/ Epoka e Ten Hag nis me humbje dhe fërshëllima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United i Eerik ten Hag e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin 2022/23 të Premier League.

Djajtë e Kuq janë mundur 2-0 në shtëpi nga skuadra e Brighton. Heroi i ndeshjes për miqtë ka qenë Gross, autori i dy golave të shënuar në minutën e 30 dhe 39-të.

Reagimi i vendasve ka qenë i dobët dhe jo i plotë. Rezultati është ngushtuar në 2-1 në minutën e 68-të pas një autogoli të Mac Allister.

MAN UNITED-BRIGHTON VIDEO

Pavarësisht kohës së mjaftueshme që kanë patur në dispozicion, United nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit dhe të shmangë humbjen.

Cristiano Ronaldo e ka nisur ndeshjen nga stoli dhe është aktivizuar nga trajneri holandez në minutën e 53-të, por as kampioni portugez nuk ka arritur të bëjë dot asgjë.

MAN UNITED-BRIGHTON VIDEO

Një paraqitje zhgënjyese për Djajtë e Kuq jo vetëm për shkak të rezultatit, por edhe për shkak të një loje që nuk ka qenë aspak e mirë duke shkaktuar shumë pakënaqësi mes tifozëve, të cilët nuk i kanë kursyer fërshëllimat për ekipin e tyre.

Të fundit

Blero i kërkon falje publike Afronës: Unë jam arsyeja që martesa nuk funksionoi

“Ia kemi borxh njëri-tjetrit një fjalë, sy më sy”… Kështu e nisën përballjen e tyre publike Afrona dhe Blero,...

Letra e famshme e Ajnshtajnit, del në ankand me shifrën marramendëse

Një letër nga Albert Einstein, në të cilën inkurajohej SHBA-ja të zhvillonte bombat e para bërthamore në botë, do të dalë në ankand. Drejtuar...

Çmenduri/ Austria mposht Holandën dhe e mbyll grupin si kryesuese, zhgënjen sërish Franca

Grupi D duket se sjell edhe surprizat më të mëdha deri në këtë pikë të Euro 2024, teksa në një grup ku bënte pjesë...

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën, tha kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, për agjencinë AFP. Këtë deklaratë, Vuçeviq e...

Burim i shkëlqyer vitaminash për organizmin, zbuloni cilësitë e farave të shalqirit

Ngrënia e shalqinit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose duhet t’i pështysh ose t’i...

Lajme të tjera

Web TV