Ç’duhet të bëjmë kur polici vret?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga ROLAND QAFOKU

Vrasja e vajzës 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë nuk gjen as ngushëllim e as sqarim. Çdokush do tregohej i saktë të komentojë vetëm nëse do ta vendoste veten në vend të prindërve të saj. Ndryshe, atij që jep leksione nga facebooku, instagrami dhe whatsapp-i, se pse ndodhi dhe ç’duhet bërë është një turp i turpeve të atyre që nuk kanë turp. Çfarëdo të themi dhe çfarëdo të komentojmë engjëlli Jonada nuk kthehet më në jetë. Kjo është trishtuese për të gjithë ne si shoqëri jo vetëm për familjen Avdia. Megjithatë, kjo ngjarje kaq e rëndë nuk duhet ngushtuar vetëm te disa persona që i bëjmë përgjegjës. Së pari, autori me gradën komisar nuk ka për të patur asnjëherë prehje në jetë pas asaj që ka bërë. Edhe nëse kalon 20 vjet në qeli por edhe nëse e kalon të gjithë jetën matanë hekurave mbi shpinë do mbajë jo një ngjarje por një krim të kategorisë së parë dhe me një impakt ekstrem në strukturat e shtetit por edhe në shoqërinë tonë. Po ç’duhet të bëjmë kur vret një polic?

Në radhë të parë për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit duhet të funksionojnë disa parametra edhe në raste kur një punnjës policie përfshihet në ngjarje shumë më të lehta. Kur një polic nuk vepron sipas ligjit, kur shkel rregullat e qarkullimit, kur nuk zbaton etikën në punë, kur rezulton i lidhur me grupe kriminale, nuk duhet të kalojë me frazën se nuk bëri ndonjë gjë të madhe. Një polic që rezulton i tillë nuk duhet të jetë më pjesë e policisë se Shtetit dhe pasi ndodh kjo ta ketë të sanksionuar që të mos kthehet kurrë në polici pavarësisht rrotacionit politik apo rrakadës së shefave. Pastrimi i policisë nga gangot brenda radhëve të saj duhet bëhet sa më shpejt, me metoda efikase duke përjashtuar militantizmin partiak, favoret nepotike dhe ndikimi nga rrjetet kriminale. Unë jam i bindur që kupola e policisë i njeh mirë gangot brenda saj që në disa raste u hakërrehen edhe shefave se kanë miik atje lart apo e mbështet një kriminel atje poshtë. Kjo situatë duhet të marrë fund.

Lexo edhe :  Filmi i ri me Dua Lipën: Çdo gjë që duhet të dini

Së dyti, shoqëria jonë duhet ndërrojë sjellje ndaj çdo fenomeni dhe ngjarje negative që nga më e vogla deri në krime. Ne do bëhemi një shoqëri më e mirë nëse denoncojmë vetë çdo sjellje te çdo polici por edhe të çdo qytetari. Nuk quhesh fuks kur telefonon policinë për një shkelje të policit. Nuk quhesh fuks nëse telefonon për shkelje të rregullave të qytetarisë, për plehrat e pahedhura në kosh, për ata që nuk paguajnë lekët e shkallës, për të fortët e rrugës, për një aksident dhe për gjithçka që duket e padrejtë. Kjo ngjarje kaq e rëndë duhet të na shërbejë të gjithëve të bëhemi qytetarë të mirë siç janë qytetarët e BE-së ku synojmë të aderojmë. Dhe një qytetar i BE-së e quan detyrë, mëse normale të denoncojë gjithçka që mendin se është e gabuar. Vetëm kështu do minimizojmë ngjarjet si ajo në Potam por edhe kudo.

Së treti, politika duhet të heshtë përballë ngjarjeve të tilla. Nuk mund të fitohet kapital politik për një ngjarje kaq të rëndë. Dhe këtu e kam fjalën edhe për Partinë Socialiste kur ishte në opozitë dhe bënte të njëjtën sjellje siç bën sot Partia Demokratike në opozitë. Por në të njëjtën kohë qeveria dhe kryeministri duhet të jetë më të vendosur për masat që marrin në mënyrë që opinioni të kuptojë që kjo nuk bëhet për të kaluar situatën. Dakord me shkarkimin e linjës komanduese të kufirit, por a mjafton kjo? Pse vetëm policia ka përgjegjësi për këtë ngjarje. A ka ndonjë masë të marrë ndaj ministrisë së Turizmit dhe vetë ministres që ende nuk ka bërë një deklaratë për ngjarjen makabre a thua sikur nuk ka asnjë lidhje. A është normale që ende nuk ka asnjë masë ndaj bashkisë së Himarës dhe kryetarit të saj që vijon të përkëdhelet? Nëse nuk bëjmë këto ndryshime  ne do vijojmë të jemi një shoqëri e sëmurë që kërkojmënjë shtet të shëndoshë dhe nuk e dimë se kujt ia kërkojmë këtë. Dhe nëse do ndodhë larg qoftë një ngjarje tjetër e rëndë më shumë merremi duke komentuar komentet se sa me veten tonë. Polici vërtetë vrau por ne si shoqëri  nuk ndryshuam gjë.

Të fundit

Rikthim me gol dhe largim mes duartokitjesh, ja nota e Brojës sipas “SofaScore”

Armando Broja u rikthye të luajë titullar pas shumë kohësh mungesë për shkak dëmtimi dhe udhëhoqi Chelsean drejt fitores...

VIDEO/ Chelsea rikthehet tek fitorja dhe mposht Fulhamin, shënon gol edhe Armando Broja

Chelsea bind në derbin e Londrës ndaj Fulham dhe rikthehet te fitorja në kampionat pas tre javëve. “Blutë” e Londrës diktuan ritmin e sfidë, ndërsa...

Po jep efekt Reforma në Drejtësi? Gjonaj: Pikë kthese për gjithë vendin

“Një gjë është e qartë unë e kam thënë dhe e kam stërthënë në fakt, por ka një gjë të qartë Partia Socialiste, mazhoranca,...

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit nga një grup...

DASH: S’e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë verifikuar ende tërheqjen...

Lajme të tjera

Web TV