Decentralizimi fiskal funksionon mirë nëse qeverisja funksionon mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Në analizat e kryera në 5 bashki me peshë të vendit duke ballafaquar programet buxhetore me zbatimin e tyre gjatë vitit 2021 ndër temat e tjera ne u fokusuam edhe në efektet e decentralizimit fiskal dhe qeverisjes në rezultatet e shëndetësisë dhe arsimit. Arsyeja pse jemi fokusuar pikërisht te shëndeti dhe arsimi në këtë trajtim është nisur nga situata e pandemisë, ku edhe vetë qytetarët tani po i kushtojnë më shumë vëmendje cilësisë së qeverisjes kur ato ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor në sistemin e decentralizuar fiskal. Nga ana tjetër, shëndetësia dhe arsimi janë shumë thelbësore, pasi prekin fusha të ndërtimit të kapitalit/kapaciteteve njerëzor të shërbimeve publike, të cilat në këto kohë edhe mund shkurtohen në fakt ne shtrojmë qasjen që orientimi i një pjese të kosniderueshme të burimeve duhet të shkojnë pikërisht në drejtimin e shëndetit dhe arsimit.

Qeverisja qendrore në këto momente duhet të luajë një rol katalitik në rritjen e efekteve pozitive të decentralizimit fiskal dhe zbutjen e efekteve negative të tij. Nga njëra anë, decentralizimi fiskal nuk ka arritur të shkaktojë konkurrencë midis qeverive vendore, pasi vetë zgjedhjet vendore të vitit 2019 duhet të ndikonin në rritjen e cilësisë së qeverisjes më të mirë ku qytetarët të shikonin dallimin e modelit të drejtimit socialist të qeverisjes vendore. Nga ana tjetër, është thelbësore se që të kemi një qeverisje të mirë nevojitet një kornizë llogaridhënieje për të shmangur politikat joefikase populiste nga zyrtarë të korruptuar të qeverisjes qendrore dhe vendore. Për shembull, një kornizë e fortë llogaridhënieje shmang korrupsionin në prokurimin e pajisjeve ose punësimin e punonjësve shëndetësorë dhe arsimorë. Por, çfarë efektesh direkte verifikuam dhe po ja u tregojmë tashmë lidhur me integrimin e të rinjëve në treg, por edhe dhënies së një mesazhi shprese për të ndalur tkurrjen e qyteteve, të cilat pakësohen çdo vit deri në 1% të popullsisë së tyre? Nga verifikimi i dokumenteve kryesore që mbështetet zhvillimi ekonomik dhe social i bashkive shihet se për integrimin e të rinjve dhe të rejave në tregun e punës ka pak prioritete të zbatuara për nxitje të ekonomisë dhe hapësirave për rritje të investimeve që mund të krijojnë vende të reja pune dhe punësim edhe të të rinjve dhe të rejave. Nga investimi me fonde direkt nga buxheti i shtetit dhe nga miratimi i Marrëveshjeve me shtete dhe organizata të huaja për edukimin profesional ka projekte në nivel kombëtar, si dhe projekte investimi me shtrirje vendore.

Gjithsesi treguesit dhe investigimet mediatike për punësimin vendor tregojnë ende integrimin e ulët të të rinjve dhe të rejave, si dhe grupet e tjera sociale në tregun e punës profesional dhe sipas nevojave të ekonomisë vendore. Ndikimi i rritjes ekonomike ndodh nëse shpërndarjet e të ardhurave nëpërmjet fondeve të mbrojtjes sociale janë relativisht të qëndrueshme me kalimin e kohës, ato mund të zbusin por jo të ulin varfërinë. Në një lexim të të dhënave të Buxhetit të Shtetit për fondet e investimeve për infrastrukturën në 2021 për bashkitë e vendit, si dhe financimet nga Buxhetet e Bashkive me fondet e buxhetit vendor, shikohet se ka një nivel shpenzimi mesatar për banor për infrastrukturë më shumë se 1.5 herë më të larta se fondet që nevojiten për të ndikuar në uljen e varfërisë. Edhe pse një shpenzim për infrastrukturën është bërë sistematikisht për të paktën gjithë periudhën 2017-2021, ajo që rezulton nga ballafaqimi me pagesën për mbrojtje sociale, e cila është në nivele pagese të njëjta për banor tregon se varfëria nuk është ulur. Pra ndikimi nga rimarrja e investimeve infrastrukturore është ende larg premtimit për një rritje ekonomike të qëndrueshme rajonale e aftë të ripaguajë më shumë edhe për qytetarët e varfër dhe personat me aftësi të kufizuar. Investimet e kryera nga fondet e buxhetit vendor dhe buxhetit qendror më së shumti në infrastrukturë nuk zgjidhin problemet e thella të tilla si mjedisi dhe mbrojtja sociale. Por ato janë programuar për qytetarin se do të ndihmojë ekonominë e qyteteve, si pjesë e Rilindjes urbane dhe rigjallërimit të sektorëve si rrjedhojë e investimeve në infrastrukturë që të kenë një rritje të shpejtë ekonomike dhe pse kjo nuk ka ndodhur të shfrytëzohet për dy vite me rradhë. Rezultatet tona tregojnë se decentralizimi fiskal në vetvete nuk ka mundur të përmirësojë domosdoshmërisht rezultatet sociale dhe madje në ato bashki ku vëmendja me regjistrat dhe analizat e banorëve nuk kanë qenë të sakta ka arritur t’i përkeqësojë ato.

Lexo edhe :  LUFTA TE PRAGU?!

Megjithatë, bashkitë kanë përfituar fonde nga decentralizimi, porr cilësia e marrëveshjeve të tyre të qeverisjes nuk e ka tejkalon dot pragun e uljes së borxheve të ujësjellësave, borxhet që nuk kanë mbledhur dot nga taksa e pronës, si dhe arritjet e një optimizimi të të ardhurave për ambjentin, të cilat nuk kanë arritur në çdo bashgki të mbulojnë kostot e menaxhimit të mbetjeve dhe ato të arritjes së shërbimeve të plota për qytetarët. Ne konfirmojmë se skeda e decentralizimit me tregues pozitivë për buxhetet e tyre kanë rëndësi kur bashkitë me nivele të ndryshme të cilësisë së qeverisjes kanë synuar të decentralizojnë më shumë operacione fiskale. Kështu, rezultatet tona nënvizojnë rëndësinë e vendosjes së azhornimeve dhe modifikimeve të forta lidhur me strategjitë kombëtare të qeverisjes qendrore, të cilat kanë pak shtrirje dhe zbatim në qeverisjen vendore, pasi nuk ka ende baza të forta institucionale dhe mekanizma mbikëqyrës që të justifikojnë gjithë sa u përmendën nga aprovuesit e reformës administrative përpara decentralizimit fiskal. Analizat tona treguan se efektet margjinale negative të qeverisjes në shërbimet shëndetësore, por edhe në ato arsimore janë më të mëdha për nivele të ulëta qeverisjeje. Për më tepër, efektet e favorshme të decentralizimit fiskal në rezultatet shëndetësore  për një nivel të caktuar qeverisjeje bëhen më të mëdha kur bashkitë decentralizojnë më shumë shpenzimet shëndetësore dhe arsimore.

Për më tepër, ne konstatojmë se decentralizimi i shpenzimeve shëndetësore për qeveritë vendore mund të përmirësojë rezultatet shëndetësore më shumë sesa ka ndodhur deri më sot nga modeli i administrimit të qeverisjes qendrore. Në të kundërt, decentralizimi i shpenzimeve për arsimin tek qeveritë vendore rezulton se sjell më pak përfitime në krahasim me atë të qeverisjes qendrore.

Decentralizimi fiskal funksionon mirë për të përmirësuar rezultatet sociale kur qeverisja funksionon mirë. Marrëdhënia është gjetur të jetë jo në raport të drejtë midis dy niveleve të qeverisjeve. Studimi ynë tregon se përmirësimi i efektivitetit të qeverisë dhe kontrolli i korrupsionit ndihmojnë në përmirësimin e rezultateve të shëndetësisë dhe arsimit. Për të përfituar nga decentralizimi fiskal, ka rëndësi edhe konsistenca bazuar te mosndryshimi i vullnetit politik për të ruajtur kahun ideologjik dhe mbajtjen e premtimeve të dhëna bazuar mbi qasjen politike. Bashkitë mundet të përmirësojnë efektivitetin e qeverisjes dhe të reduktojnë korrupsionin nëse ndërhyrja nga qeverisja qendrore do të jetë brenda kufijve realë të autonomisë vendore në mënyrë që cilësia e tyre institucionale të jetë mjaft e fortë për të korrur efektet pozitive nga decentralizimi i shpenzimeve shëndetësore/arsimore.

Të fundit

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë...

“Qëndrimi për Berishën s’ka ndryshuar”/ Diplomati amerikan: Personat non-grata…

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk ka ndryshuar. Në një intervistë për Zërin...

Ulja e temperaturave rikthen reshjet e dëborës, Qafë Thora ‘pushtohet’ nga bardhësia

Ulja e temperaturave në 24 orët e fundit ka rikthyer reshjet e dëborës në Qafë Thore. Gjatë mëngjesit të sotëm, e gjithë zona është mbuluar...

Zona e lirë ekonomike/ Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune

Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike Bashkia e kryeqytetit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nënshkruan marrëveshjen e...

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

Nga Ben Andoni Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie realizuar për pak orë, ngritur...

Lajme të tjera

Web TV