Një minutë heshtje për Jonadën, shqiptarët e New York-ut solidarizohen me familjen e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tragjedia në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, ka trishtuar një Shqipëri të tërë, por jo vetëm. Të shumta kanë qenë reagimet edhe nga mediat ndërkombëtare dhe nga shqiptarët jashtë vendit.

Së fundmi, një grup shqiptarësh në New York kanë bërë një gjest sa të veçantë dhe prekës njëkohesisht. Ata janë mbledhur në një park të qytetit, ku kishin vendosur fotot e vogëlushes në një pemë së bashku me flamurin kombëtar, lule dhe qirinj.

Si solidarizim me dhimbjen e familjes së vogëlushes, ata mbajtën një minutë heshtje në kujtim të saj.

“Ju falënderoj për këtë takim të vogël por simbolik që bëjmë për një vajzë, e cila fatkeqësisht humbi jetën nga një pushte, pas a shumë kriminal. Dua t’iu ftoj për një minutë heshje të nderim të Jonada Avdia,” u shpreh një prej personave pjesëmarrës.

Ata apeluan institucionet të forcojnë masat e sigurisë në bregdet që ngjarje të tilla të rënda të mos përsëriten më, duke shpresuar për një Shqipëri më të mirë e të sigurt.

7-vjeçarja humbi jetën në breg të detit duke u larë me të atin, ku u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase më 2 gusht 2022 në Potam të Himarës. Familja ishte kthyer për pushime në Atdhe, pushime që  u shndërruan në një tragjedi.

 


Të fundit

Historike/ Interi mposht Barcelonën edhe me ndihmën e VAR

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë...

Vangjeli: Kritikat e politikës ndaj SPAK janë lajm i mirë, kanë filluar të kenë frikë

Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar një lajm të mirë deklarata e bëra nga politikanët kryesorë në Shqipëri kundër SPAK. I ftuar në “Log.” në...

Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion...

Vritet në mes të lokalit këngëtari i njohur, pasi refuzoi të këndonte një këngë

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur për vdekje në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë,...

Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2030

Kompania gjermane e energjisë RWE do të ndalojë djegien e qymyrit deri në vitin 2030, duke kursyer 280 milionë tonë metrikë të emetimeve të gazeve...

Lajme të tjera

Web TV