Perandori me origjinë ilire/ Konstantius II shpallet “Cezar” në moshë 7 vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gushtin e vitit 317 në Sirmium, Pannonia, lindi Konstantius II, perandor romak – djali i Konstandinit të Madh – ai u bë Cezar nga babai i tij më 13 nëntor 324 në moshën 7 vjeçare. Në fillim të vitit 337, Konstantinius nxitoi në Konstandinopojë pasi mori lajmin se babai i tij ishte i sëmurë rëndë.

Konstantini i madh vdiq – dhe Konstantius urdhëroi një masakër ndaj të afërmve të vet, edhe pse të dhënat janë të paqarta; historianët citojnë kronikanin Eutropius, mes viteve 350 – 370, i cili thotë se Konstantius dha urdhër për vrasjen e dy prej xhaxhallarëve dhe gjashtë prej kushërinjve të tij, duke përfshirë Dalmatius, sunduesin e Moesisë.

Masakra la gjallë, vëllanë e tij më të madh, Konstandinin; vëllanë më të vogël, Konstansin; dhe tre të afërm të famijes – Gallus, Julian dhe Nepotianus. Pas kësaj, Konstantius u takua me vëllezërit e tij në Sirmium për të zyrtarizuar ndarjen e perandorisë – për vete ai mori krahinat lindore, duke përfshirë Konstandinopojën, Trakën, Azinë e Vogël, Sirinë, Egjiptin, dhe Cyrenaikën; vëllai i madh, Konstandini, mori Britaninë, Galicinë, Hispanian dhe Mauretanian; ndërsa Konstansi  mori Italinë, Afrikën, Ilirinë, Maqedoninë, dhe Akaean.

Sirmium ishte qytet në Pannonia, krahinë e përmendur së pari në shek e 4 pes., banuar fillimisht nga ilirë e keltë: dhe u pushtua nga romakët në shekullin 1 pes. Në vitin 294, Sirmium u shpall një nga katër kryeqytetet e Perandorisë Romake – Sirmium ishte edhe kryeqyteti i prefekturës Praetoriane të Ilirisë. Qyteti i njohur perandorak vazhdon ta ruajë edhe sot emrin e lashtë ilir, megjithëse paksa të ndryshuar (Sremska Mitrovica)


Të fundit

Historike/ Interi mposht Barcelonën edhe me ndihmën e VAR

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë...

Vangjeli: Kritikat e politikës ndaj SPAK janë lajm i mirë, kanë filluar të kenë frikë

Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar një lajm të mirë deklarata e bëra nga politikanët kryesorë në Shqipëri kundër SPAK. I ftuar në “Log.” në...

Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion...

Vritet në mes të lokalit këngëtari i njohur, pasi refuzoi të këndonte një këngë

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur për vdekje në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë,...

Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2030

Kompania gjermane e energjisë RWE do të ndalojë djegien e qymyrit deri në vitin 2030, duke kursyer 280 milionë tonë metrikë të emetimeve të gazeve...

Lajme të tjera

Web TV