Ushtria kineze nis stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit, praktikon sulme në ajër dhe det

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria e Kinës tha të hënën se po vazhdon stërvitjet në detet dhe qiejt rreth Tajvanit të hënën.

Komanda Lindore  e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës tha në rrjetin social “Weibo” se do të praktikojë sulmet kundër nëndetëseve dhe bastisjeve në det.

Ushtria ka kryer një sasi të paprecedentë stërvitjesh të forcave detare dhe ajrore në zonat afër Tajvanit pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishull.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë ishull në 25 vjetët e fundit.

Ndonëse SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, mban lidhje të forta me ishullin, duke përfshirë shitjen e armëve me qëllim mbrojtjen territoriale.

Tajvani ka akuzuar Kinën se po tenton pushtimin e ishullit, të cilin Pekini e konsideron të vetin. Mirëpo Tajvani është ishull që vetë-qeveriset dhe e konsideron veten të ndarë nga Kina.


Të fundit

Historike/ Interi mposht Barcelonën edhe me ndihmën e VAR

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë...

Vangjeli: Kritikat e politikës ndaj SPAK janë lajm i mirë, kanë filluar të kenë frikë

Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar një lajm të mirë deklarata e bëra nga politikanët kryesorë në Shqipëri kundër SPAK. I ftuar në “Log.” në...

Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion...

Vritet në mes të lokalit këngëtari i njohur, pasi refuzoi të këndonte një këngë

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur për vdekje në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë,...

Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2030

Kompania gjermane e energjisë RWE do të ndalojë djegien e qymyrit deri në vitin 2030, duke kursyer 280 milionë tonë metrikë të emetimeve të gazeve...

Lajme të tjera

Web TV