A po ndërton në të vërtetë Rusia një bazë ushtarake në Serbi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bazë ushtarake ruse ka gjasa të ndërtohet në Serbi, sipas medias ruse Lenta.ru, e cila citon ekspertin ushtarak dhe historianin rus Boris Yulin. Yulin thotë se krijimi i një baze të tillë do të ndihmonte inteligjencën ruse. Kjo bazë presupozohet të merret me zbulime dhe me monitorimin e territorit, sipas ekspertit ushtarak.

“Nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të sjellë krijimi i një baze ushtarake në Serbi,” tha Yulin.

“Fakti është se bazat janë të vendosura pranë zonave të armiqësive të mundshme. Serbia territorialisht është e shkëputur plotësisht nga Rusia dhe rrethohet nga të gjitha anët nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga vendet e NATO –s”, shtoi ai.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko ka folur për këtë duke thënë se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi”, shkruan portali rus.

Harchento theksoi se ekziston një qendër e përbashkët humanitare Rusi-Serbi, e cila funksionon për reagimin ndaj krizave në rast të një fatkeqësie humanitare.

Ambasadori tha se Serbia është një vend mik dhe se Beogradi “kundërshton thelbësisht sanksionet anti-ruse”.

Edhe pse Serbia ka si synim anëtarësimin në BE, dhe ka dënuar sulmin rus në Ukrainë, nuk i është bashkuar botës perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të raporteve të ngushta që kanë këto dy vende.


Të fundit

“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora dhe Donaldi tregojnë si e rregulluan raportin e tyre

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara të momentit. Ata u rikthyen sërish bashkë...

Parashikimi i motit, 2 Tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje. Temperaturat minimale...

Horoskopi ditor, 2 Tetor 2022

Dashi: Marrëdhëniet romantike me Bricjapin dhe Gaforren janë momentalisht në një situatë nervoze. Në aspektin profesional tani mund të jeni të zënë në punë, është...

Barcelona vazhdon ecurinë pozitive dhe merr kreun, Lewandowski bën heroin sërish

Barcelona vijon rezultatet pozitive në La Liga duke arritur fitoren e 6 radhazi në kampionat. Katalanasit kanë mposhtur 0-1 në transfertë Mallroca me një gol...

‘Deklarimet e Doktorit njësoj si të Lulit’/ Elezi: Jemi në rrezik të vazhdimit të…

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, ka bërë një deklaratë të fortë, ku thotë se deklarimet e kreut të PD-së, Sali Berisha, ngjajnë...

Lajme të tjera

Web TV