Dy muaj në fuqi, Rama: Leja e re e qarkullimit 40% më lirë, përfitojnë 150 mijë qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 2 muajsh ka hyrë në në fuqi leja e re e qarkullimit për të gjitha mjetet që qarkullojnë në vend, me shumë avantazhe për drejtuesit e mjeteve, duke filluar nga kostoja.

Përfitimet janë vënë re që muajt e parë, ndaj ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka shkruar në Facebook se ka ulur me 40% kostot për qytetarët, pasi tashmë kushton më lirë, 2.100 lekë nga 3.500 lekë. Nga kjo ulje prej dy muajsh u janë kursyer 45.813,600 lekë qytetarëve.

“Leja e re e qarkullimit kushton 40% më lirë; Kursen kohë pritje e shërbimi për qytetarët dhe nuk ka afat skadence; Ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas BE”, shkruan Rama krahas videos.

Leja e re e qarkullimit ka zëvendësuar tre dokumente, lejen e vjetër të Qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit.
Sipas shifrave të pubikuara nga Blendi Gonxhe, krahasuar me vitin 2021 janë dhënë 1.874 më shumë leje qarkullimi ose 6% më shumë, ndërsa krahasuar me 2018 janë dhënë 11.099 më shumë leje qarkullimi, ose 51%.
Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk ka detyrim për mbajtësit e lejes së vjetër të mjetit që ta ndërrojnë atë.


Të fundit

Rama sot takim me ambasadorët, ja çfarë do të diskutojnë

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Mësohet se në fokus të...

Republika Islamike nuk mund t’i mbijetojë këtij revolucioni

Pa shenja të dukshme të lodhjes revolucionare - pavarësisht dhunës së plotë me të cilën protestuesit u ndeshën nga duart e regjimit - iranianët...

Berisha: Do të thërrasim popullin për protesta

Në një tryezë të mbajtur këtë të mërkurë me përfaqësues të sindikatave në vend, Berisha u shpreh së do të vendoset së shpejti për...

Berisha kujton se është viti ‘91

Nga Plator Nesturi Një skemë e vjetër me fytyra të vjetra u servir si gjetje e re e opozitarizmit. Skena u luajt dje ndërsa kryetari...

Meta nis fushatën: Ligj në Kuvend për legalizimet falas

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se është bërë gati projektligji për legalizimin falas të objekteve informale. Kreu i PL ka...

Lajme të tjera

Web TV