Kryeredaktorët…si gjethe fiku?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Thonë se sfurku nuk lind si gjithë gjallesat e tjera.

Në fillim ha plaçkat e barkut të nënës. Pastaj çan barkun e së ëmës dhe del jashtë!

SAADIU

Këtë radhë do të lexoni bëmat në gazetën “Rilindja Demokratike”. Do të rrëfejmë për pjesën e padukshme të ajsbergut.

Po pse?

Sepse pjesën e dukshme mund ta këndojë çdo lexues në faqet e gazetës.

Në formë, rrëfimi ynë të kujton një përrallë të lashtë me një ndryshim të vogël:

Përrallat janë me mbret. Në këmbë të mbretit, ne do të kemi kryeredaktorë.

Mbretërit luftonin me palla.

Ne me thika prapa shpine…

Le ta fillojmë!

Na ishte një herë një gazetë.

E lindi këtë gazetë, një nënë e rëndë, me emrin Partia Demokratike.

Lindi në shtrëngatë:-5 janar 1991.

Frynte erë e dyfishtë:

…nga perëndia-ishte palca e dimrit,

…nga qeveria-sepse ishte në buzë të humnerës.

Kjo gazetë e bekuar nisi të këndohet në fundin e shekullit të 20-të.

Me ne fitojnë të gjithë!

Ec e ec dhe gazeta, kjo çupëzë e vogël, u “martua” me fjalëshkruesin e famshëm Frrok Çupi.

Në muajin e gjashtë, Çupi bëri divorc.

Me shqipen e asaj kohe: dorëzoi çelësat.

Mbi fik, po atë ditë do të hipte një njeri që kishte për adash Napoleon Bonapartin e madh!

Edhe Napolon Roshi nuk i gëzoi shumë nishanet.

…jetohej në kohë të ndritura. Ky vend i varfër, ishte shumë pjellor në politikanë të klasës së parë.

Dhe, kur ka shumë politikanë cilësorë, edhe kryeredaktorët mbijnë si kërpudhat pas shiut!

Ik e ik dhe përsëri na mbiu një tjetër kryegazetar.

Ishte lindur në Përmet dhe quhej Mitro Çela.

Më parë se përmetari të merrte karrigen, Napolonit i kurdisën një komplot:

Lexo edhe :  “Nëse një ditë do të trokasësh në portën time”... sërish do ta hap

tëpkë si me Bonapartin.

Me një ndryshim të vockël:

Bonaparti humbi fushave të Vaterlosë,

Roshi i humbi nishanet në bordin e një aeroplani “Çarter”, që fluturonte nga Tirana për në Romë!

Por, edhe Mitroja nuk e pati shumë të gjatë, sepse, sipas kronikave të kohës, balta e fshatit që e ngjizi, nuk bëhej poçe.

As mot mot dhe ja: ia dorëzoi fronin

Bashkim Trenovës.

Bashkimi bustin e kishte në karrige, ndërsa mendja i punonte… për kolltukun e ambasadorit.

Dhe fjala e tij në vesh të Perëndisë (lexo Presidentit Berisha).

Pas një viti, la Tiranën për Brukselin.

Siç shkruajnë defterët e kohës, ishte i vetmi kryeredaktor që  u largua me dëshirë dhe me ngjitje!

Këndo e këndo dhe do të mësojmë se, në 6 vjet, gazetën e “mbretëruan” 7 kryeredaktorë.

(Njëri më i zoti se tjetri. Përjashtim bën autori i këtyre radhëve, që u shkarkua për paaftësi. Mitro Çela, de).

Nëna e madhe Parti, nuk e mbante barrën më shumë se 8 muaj.

Pillte.

Sipas qitapit të mjekut, ata që lindin tetanikë, në 99 për qind të rasteve, nuk e kanë jetën të gjatë.

Kështu zbuluam edhe sekretin, pse shefat e “RD”-së, në një ditë, në zyrën e kuadrit, merrnin dy fermanë:

të ngarkimit dhe të shkarkimit!

Të fundit

Emrat/ Kush janë 14 kandidatët e PS dhe PD me dosje në SPAK?

Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament... Plot 12 kandidatët në lista e PD...

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka munguar një dedikim romantik nga...

Covidi ka lënë pasoja, 1 në 10 persona i ndjejnë akoma simptomat

Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health...

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte...

”Historike”/Rama: I fundit i burgosur politik, Fatos Nano me urdhër të bufit të kënetës

“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe...

Lajme të tjera

Web TV